MENU
klinika

Të përfshirë edhe 13 të tjerë

Korrupsion dhe falsifikim të tamponëve të Covid-19, SPAK arreston mjekun

09.03.2021 - 11:56

SPAK ka vënë në pranga 66-vjeçarin Niko Nika, i cili akuzohet për korrupsion dhe falsifikim të tamponëve COVID-19.

Sipas njoftimit, ai merrte para për të bërë testet e Covid-19 jashtë radhe. Nika kishte rolin e sekserit, pasi kontaktohej nga qytetarë të ndryshëm, të cilët i dërgonte tek Eda Myftari, punonjëse në Drejtorinë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor. Mësohet se në grup janë të përfshirë edhe 13 mjekë të tjerë.

“Nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit N. N., 66 vjeç, pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, më shume se një herë dhe “Ushtrim, ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, thuhet në njoftim.

Si funksiononte skema e korrupsionit:

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 14 mjekë janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja, në këmbim të mosndëshkimit me masë administrative të subjekteve të cilët ishin konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare; sigurim i librezave shëndetësore të lëshuara mënyrë fiktive, për shtetas të cilët nuk u janë nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të reja për çdo librezë; ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja; marrje e shumave monetare subjekteve të ndryshme tregtare që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur konstatoheshin me shkelje.

Ndërkaq janë ekzekutuar 14 masa sigurimi të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë dhe janë sekuestruar shuma parash, certifikata e libreza të falsifikuara.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune intensive hetimore 4-mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Librezat”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar në SPAK, 4 muaj më parë, nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 14 personave nën hetim, konkretisht:

Masën “Arrest në burg“ ndaj:

Niko Nika, 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

Hazis Lura, 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 9 mjekëve:

Eda Myftari, 29 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

Ihsan Hasani, 67 vjeç, banues në Tiranë, ish-mjek tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë, për veprën penale “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

Franc Daija 65 vjeç, banues në Tiranë, ish-mjek te Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer më shumë se njëherë dhe në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”;

Ilir Hoxha,50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”;

Ornela Balla, 34 vjeçe, banuese në Tiranë, Johana Sinani  29 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Anda Muçaj, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;

Arjan Gjoka, 57 vjeç, banues në Tiranë dhe Eald Bejaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjekë tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Masën “Pezullim të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” ndaj 3 mjekeve:

Luiza Metani, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë, Diana Hysi, 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë dhe Marinela Sulmina 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 4 Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”;

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personat nën hetim janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja, në këmbim të mosndëshkimit me masë administrative të subjekteve të cilët ishin konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare; sigurim i librezave shëndetësore të lëshuara mënyrë fiktive, për shtetas të cilët nuk u janë nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të reja për çdo librezë; ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja; marrje e shumave monetare subjekteve të ndryshme tregtare që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur konstatoheshin me shkelje.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 1.500.000 lekë të reja dhe 2500 euro të gjetura në banesën e personit nën hetim N. N.; 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa subjekte tregtare private në qytetin e Tiranës; certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore që janë lëshuar në mënyrë fiktive nga punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Instituti i Higjienës Tiranë; 14 aparate celulari të markave të ndryshme dhe një pajisje elektronike tablet.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!