MENU
klinika

"Dorëzoni brenda afateve dokumentacionin e kandidimit"

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi thirrje partive

01.03.2021 - 11:53

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive të dorëzojnë brenda afateve dhe të mos e lënë për në momentin e fundit, dokumentacionin e kandidimit.

Në një mesazh në “Twitter”, Celibashi teksa shpërndan një postim të dy ditëve më parë, ku rikujton se 8 marsi është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark, kërkon që të dorëzohen dokumentet për t’i dhënë kohë KQZ-së të bëjë detyrën e saj.

“Ju bëj thirrje subjekteve zgjedhore të dorëzojnë brenda afateve & jo në momentin e fundit dokumentacionin e kandidimit. Të vlerësojnë situatën e pandemisë & t’i japin mundësi administratës së KQZ të përpunojë/administrojë dokumentacionin në përputhje me protokollet shëndetësore”, deklaron Celibashi.

Celibashi Tw

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’ka asnjë mundësi t’ua ofrojmë këtë shërbim"

Zgjedhjet, Celibashi: Të prekurit me Covid do mbeten pa votuar