MENU
klinika

Rama: Të na tërheqësh veshin pa na e shkulur!

Luljeta Bozo pranon ftesën për të kandiduar në 25 prill

05.03.2021 - 11:05

Inxhinierja e njohur Luljeta Bozo e ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama që ajo të kandidojë nën siglën e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama tha në fjalën e tij se nuk e kishte menduar se do arrinin ta bindnin inxhinieren, por zbuloi se ‘PO’-ja e saj nuk kishte vonuar shumë.

“E treta e vërteta unë dua të të falënderoj shumë e tani dua ta ndaj e me ata që janë këtu e po na ndjekin që ti u tregove zemërgjerë dhe pasi u mendove, nuk the jo, për të qenë pjesë e skuadrës sonë të 25 prillit, ku me kënaqësinë e nderin më të madh timin e forcës sonë politike ne do kemi poërfaqësues të një shtrese të gjerë shoqërore që janë gjyshërit e gjyshet e një përfaqësues kaq të denjë e vital që ka akoma shumë për të dhënë e që nga maja e eksperiencës së vete dhe integritetit të vet edhe të eksperiencës jo vetëm si inxhiniere por edhe si nënë, gjyshe e stërgjyshe do jesh një ndihmë e madhe për të na tërhequr veshin me kujdes që mos na e shkulësh që ne të mund të jemi gjithmonë të fokusuar.

Kështu që Luljeta është simboli i gjithë asaj përpjekje solidare që u bënë bashkë si asnjë herë më parë e mishërimi i asaj ambicies sime, dhe i dëshirës së madhe që skuadra jonë, përfaqësuesit tanë në parlament të jenë sa më shumë në sinkron me ta e shëmbëlltyra e tyre”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se për herë të parë “në këtë histori të gjithë pensionistët do kenë njeriun e tyre aty”.

“Kur kam thënë deputetin që duam do të thotë njerëz të rinj me eksperienca por kam pasur parasysh të kemi gjithë moshat e grupet.

S’kam menduar që do arrinim ta bindnim Luljetën por nuk na e ka bërë poltësisht të vështirë, jam shumë mirënjohës dhe shumë i qetë e lehtësuar i dëshiruar që do të shkojmë para njerëzve e të kem në krah dy simbole të mëdha të këtyre dy goditjeve të mëdha, Najada Comon dhe Luljeta Bozon”, tha Rama.

Ndërsa inxhinierja Bozo tha: Do bëj më të mirën do përpiqem të bëj më të mirën për këtë vendin tonë që e kemi shumë të shtrenjtë por edhe për popullin tonë që ka qenë i vuajtur por do shohë dritë patjetër”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të jap fjalën që ne nuk duam të bëhesh si ne..."

Rama ftesë inxhinieres Luljeta Bozo për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!