MENU
klinika

‘Strategjia e PS-së me listat, e duhura’!

Majko: Basha s’merr dot vendime me Metën në skenë!

18.03.2021 - 11:12

Ministri i Shtetit për diasporën Pandeli Majko tha gjatë një interviste për Report Tv se strategjia e PS për të vendosur në limitet e listës fituese figura të rëndësishme të partisë do sjellë rezultat në 25 prill.

Majko shtoi se veprimet e presidentit Meta dhe lista e PD po i çon socialistët drejt mandatit të tretë. Majko shprehu keqardhje që emigrantët nuk do votojnë në këto zgjedhje dhe sqaroi se pengesë u bë opozita

Vendosjen në kufijtë e listës fituese të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, Pandeli Majko e cilëson strategji fituese.

“Është e duhura, se ndryshe do të dukej sikur ne të vjetrit këdo të kërkonim vota për veten tonë. Ky është princip që kemi ndjekur, dhe i bëjmë të qartë votuesve në këtë formë që ajo që ka rëndësi është kontributi për qytetarët”, deklaroi ministri.

I pyetur për kundërshtarët politik, Majko tha se nuk beson se qytetarët e Tiranës do të votojnë kryetarët e partive të vogla

“Do të doja figura më simbolike të opozitës,do isha në pozitë të vështirë sot me tiranë  nëse dhe unë do i kisha ofruar votuesve disa kryetarë partish, qytetarët e kanë të vështirë të votojnë për tufën e kryetarëve që kanë në list”

Për Pandeli Majkon veprimet e presidentit meta po ja lehtësojnë fitoren partisë socialiste

“Ka një konkurrencë aspak të përshtatshme për të bërë të qarte se kush është drejtuesi i opozitës, konkurrenca të tilla shpreh dobësi të atyre që kemi përball, na bën më të vendosur që fitorja do të jetë e sigurt.

Nëse pala tjetër  pretendon të fitoj siç dëshiron, do të ishte problem për PD pasi duhet negocim për drejtuesit e partive.

Përveç postit të kryeministrit Lulzim Basha  do ta kishte vështirë vendimmarrje për të ardhmen e këtij vendi, pasi  votohet për Bashën por  vendimet i merr dikush tjetër”, tha ai.

Ndërsa për sa i përket votës së emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit Majko tha se mungon vullneti përfaqësuesve të opozitës në KQZ.

Me gjithë kërkesën tonë përfaqësuesit e opozitës në KQZ nuk kanë pranuar ti votojnë për arsye të natyrës politike e kanë menduar aplikimin si një sukses të maxhorancës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk pres të më marrë populli me shkelma!"

Rama sqaron pozicionin e Majkos dhe Xhafajt në listat e PS


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!