MENU
klinika

Pandemia Covid

Merkel do të kërkojë zgjatjen e masave kundër pandemisë

21.03.2021 - 13:27

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po kërkon të zgjasë kufizimet për të prandaluar përhapjen e koronavirusit deri në muajin prill, raporton AFP, duke cituar një dokument qeveritar.

Diskutimet e kancelares Merkel me udhëheqësit e landeve do të zhvillohen të hënën (22 mars). Gjermania po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Agjencia DPA raporton se për shkak të kësaj situate, Qeveria mund të marrë masa shtesë të izolimit.

Gjatë javës së kaluar numri i të infektuarve për 100.000 banorë për të gjithë Gjermaninë është rritur në 103.9, tha të dielën Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch (RKI). Tejkalimi i shifrës 100 shpesh do të thotë se rregullat kundër pandemisë duhet të fuqizohen. Për shembull, të premten, autoritetet në qytetin e Hamburgut shtrënguan masat e kontrollit pasi niveli shtatë-ditësh u rrit mbi 100. Tani ky rajon është në një bllokim shumë më të ashpër.

Të dielën (21 mars) u raportuan 13.733 raste të reja të të infektuarve, derisa një javë më parë ishin raportuar 10.790. Autoritetet regjistruan 99 vdekje të reja të lidhura me sëmundjen COVID-19, ndërsa të dielën e kaluar ishin raportuar 70 viktima.

Sipas RKI, që nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë shënuar 2.659.516 raste me koronavirus. Numri i përgjithshëm ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi shumë raste të të infektuarve nuk zbulohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!