MENU
klinika

“Prej kohësh mendoj se duhet të shfrytëzojmë çdo vaksinë..."

Merkel pro vaksinës ruse: Nuk presim miratimin e BE-së

20.03.2021 - 14:00

Kancelarja gjermane Merkel u shpreh se është gati të porosisë në mënyrë të pavarur vaksinën ruse Sputnik V, dhe nuk do të presë miratimin e Agjencisë Europiane për Barnat. Ajo shtoi se Gjermania, tashmë e përfshirë nga vala e tretë e pandemisë, duhet të mësohet me idenë e rikthimit në mbyllje të vendit

“Prej kohësh mendoj se duhet të shfrytëzojmë çdo vaksinë të miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave.

Dhe është e qartë që do të preferoja një vendim europian. Por nëse një vendim i tillë nuk vjen, do të ndjekim mënyrën gjermane: mund ta bëjmë dhe do e bëjmë”.

Për sa i përket vaksinave pas situatës së krijuar nga pezullimi i përkohshëm i AstraZeneca, Berlini është në një tjetër ngatërresë. Vendi që më shumë këmbënguli për negociata europiane për vaksinat dhe që ka shpalosur gjithnjë flamurin europian për të ndaluar arratisjen e vendeve të veçanta, tashmë thotë se është gati të luajë kartën ruse: dhe e vetme nëse do të duhet.

Në ditët kur ka rinisur sërish vaksinimi me AstraZeneca, Merkel deklaroi se gjermano amerikania Biontech – Pfizer ka garantuar 580 mijë doza më shumë për Gjermaninë. Por problemi, përveç vonesave në furnizim, është skepticizmi i gjermanëve ndaj vaksinës AstraZeneca.

Në çdo rast qeveria gjermane ka ndërmend të shtojë ritmin: një javë më parë u vaksinuan 1.8 milion persona ndërsa pas Pashkëve numri pritet të shkojë në 3.3 milion

Përballë një fushate vaksinimi ende të ngadaltë, as 9% e gjermanëve ka marrë dozën e parë dhe 3.5 për qind dhe dozën e dytë. Merkel këmbëngul se deri në fund të verës çdo gjerman do të ketë një takim për vaksinim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!