MENU
klinika

Sa është mundësia e riinfektimit nga Covid-19?

Mjeku Alimehmeti: Pse është e panevojshme të vaksinohen ata që kanë kaluar sëmundjen

04.03.2021 - 09:45

Mundësia e riinfektimit për personat që e kanë kaluar koronavirusin është vetëm 9 për qind. Mjeku epidemiolog Ilir Alimehemti ka publikuar në rrjetet sociale të dhënat e një studimi të kryer në Austri, nga ku ka rezultuar se përqindja e riinfektimit në popullatë është e papërfillshme.

“Mos u frikësoni nga lajmet ‘e bujshme’ mbi riinfektimet. Të dhënat në dispozicion janë të qarta dhe serioze dhe vijnë nga të gjitha zonat e rruzullit tokësor. Në studimin e fundit të publikuar në ‘European Journal of Clinical Investigation’, kërkuesit shkencorë të Universitetit të Graz (Austri) në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore (AGES) dhe Universitetin Stanford (SHBA) studiuan të gjithë popullsinë e Austrisë. Të gjithë të infektuarit në periudhën 22 shkurt – 30 prill 2020 u identifikuan përmes ID-së së tyre dhe u krahasuan infektimet e tyre në valën e dytë 1 shtator – 30 nëntor 2020 me infektimet për herë të parë të pjesës tjetër të popullatës. Studimi nxori në pah faktin se raporti i gjasave të riinfektimit është 9%. Efektiviteti i mbrojtjes nga riinfektimi është: 100% – 9% = 91%. Siç e dini, vaksinat e miratuara deri tani kanë efektivitet nga 70% deri në 94.7%”, ka shkruar doktori.

Sipas tij, mbrojtja nga koronavirusi pas infektimit natyror është e krahasueshme me efikasitetet më të larta të vaksinave.

“Autorët dalin në përfundimin e qartë se: Në studimin e të tërë popullatës së Austrisë me ndjekje mbi 6 muaj: 91% është reduktimi i gjasave të riinfektimit në krahasim me mundësinë e infektimit të parë. Mbrojtja nga Sars-COV-2 pas infektimit natyror është e krahasueshme me efikasitetet më të larta të vaksinave”.

Këto të dhëna, vë në dukje më tej Alimehemti, flasin në favor të panevojshmërisë së vaksinimit për personat që e kanë kaluar koronavirusin.

“Kush e ka kaluar tashmë infeksionin të mos tmerrohet jashtë mase. Masat mbrojtëse duhet të vazhdojmë t’i ruajmë për siguri, por gjithashtu duhet të ruajmë edhe qetësinë psikologjike dhe shëndetin mendor. Këto të dhëna flasin sërish në favor të panevojshmërisë së vaksinimit të personave që e kanë kaluar infeksionin në mënyrë natyrore”, mbyll postimin e tij doktori.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të dhënat shpresëdhënëse që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar"

Epidemiologu Ilir Alimehmeti jep lajmin e mirë mbi Covid-19


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!