MENU
klinika

“Nevojë për masa, testim, por jo me teste kineze”

Mjeku Dasho: Po i afrohemi parashikimit të zymtë për…

08.03.2021 - 08:33

Mjeku epidemiolog Erion Dasho ka ngritur alarmin mbi atë që është duke ndodhur në vendin tonë si pasojë e COVID19.

Në një postim në rrjetet sociale, doktori shkruan se e keqja nuk ka kaluar, sa kohë ka informacion të cunguar për variantet e reja të koronavirusit, si edhe vaksinat që janë me pikatore.

“Rreth një vit më parë nisa me miqtë e mi në ‘Facebook’ fushatën ‘nuk është grip’. Synonte të bindte kundërshtarët e masave anti-COVID se, në kushtet e një patogjeni të panjohur, lockdown ishte e vetmja zgjidhje afatshkurtër duke u paraqitur ato pak informacione dhe njohuri që kishim në dorë deri atë kohë. Duke filluar nga muaji prill e deri më sot kam bërë thirrje pothuajse të përditshme se menaxhimi i epidemisë duhet të lihet në dorën dhe përgjegjësinë e ekspertëve. Fatkeqësisht, jemi në situatën kur ekspertët shqiptarë në Shqipëri dhe botë nuk u dëgjuan dhe sot Shqipëria është katandisur në Wuhan-in e 2021-it! E keqja nuk ka kaluar. Variantet e reja të virusit ende nuk janë studiuar plotësisht dhe mund ta kenë ndryshuar rrjedhën e epidemisë. Vaksina ende nuk ka ardhur në Shqipëri në sasitë e nevojshme dhe nuk ka gjasa të vijë së shpejti”, shkruan Dasho.

Doktori shkon edhe më tej kur thotë se jemi një hap larg parashikimit të zymtë për 12 mijë vdekje nga virusi, ndërsa apelon që të ndërmerren masa urgjente duke nisur nga rritja e numrit të testimeve. Sipas ekspertit të shëndetit publik, përpjekja për kontrollin e COVID u duhet lënë në dorë profesionistëve, jo politikanëve.

“Me rëndësi është edhe vaksinimi. Me një program të qartë, logjistikë të besueshme, kontrata furnizimi transparente dhe afate realiste. Jo vaksinim elektoral në stadiume dhe pallate sporti, por në qendra shëndetësore dhe spitale, aty ku me një organizim të mirë mund të vaksinohen disa dhjetëra mijë shqiptarë në ditë. Por mbi të gjitha, gjithçka kthehet te rekomandimi i parë. Përpjekja për kontrollin e COVID u duhet lënë në dorë profesionistëve, jo politikanëve dhe puthadorëve të tyre. Pa këtë hap të parë të domosdoshëm, asgjë e mirë nuk do të vijë”, mbyll statusin e tij Dasho.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shkurti do të jetë muaji më i rrezikshëm i epidemisë në Shqipëri”

Eksperti Erion Dasho rendit masat që duhen marrë: Nëse nuk veprohet me urgjencë…

Eksperti i Shëndetit Publik flet për vdekjet nga Covid-19

Dasho: Nuk raportohen këto humbje jete, vetëm dje mësova 5 emra që…


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!