MENU
klinika

“Po përdoren antibiotikët e rëndë spitalorë”

Mjeku pneumolog jep alarmin: Do të këtë pasoja në të ardhmen!

02.03.2021 - 12:57

Mjeku pneumolog, Ardian Jorgji ka dhënë alarmin se përdorimi në masë i antibiotikëve për të trajtuar pacientët me Covid do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmen.

Sipas tij është e dëmshme fakti që antibiotikët e rëndë spitalore përdoren që në fillimet e para të mjekimit.

Sipas mjekut të njohur nëse do vazhdojmë kështu, do kemi problem të madh edhe për mjekimin e ardhshëm të sëmundjeve të ndryshme.

“Ajo që unë shikoj rëndomë dhe për mua është një gjë që do ketë një pasojë të madhe në të ardhmen, gamën e madhe të antibiotikëve që po përdoren, por ajo që është më tepër alarmuese për mua, po përdoren rëndomë antibiotikët e rëndë spitalorë, kjo për fillimin e parë të mjekimit. Me antibiotikë brenda spitalorë shumë të rëndësishëm.

Nëse do dështonte ky mjekim që jepet shpesh herë në fillim dhe jo në ditët jo korrekte, çdo bësh pastaj? Nëse do vazhdojmë kështu, do kemi problem të madh edhe për mjekimin e ardhshëm të sëmundjeve të ndryshme me të tilla antibiotikë brenda spitalorë, por të kemi në vëmendje edhe që Covidi nuk do mbarojë me këto muaj, duhet të kemi në vëmendje edhe vitin që vjen. Nuk mund të gjykojmë sikur nuk ka nesër. Sidomos komuniteti shkencor”, u shpreh mjeku Jorgjin.

I pyetur nëse ky është vetëm një fenomen shqiptar, apo vihet re edhe në botë keq administrimi i antibiotikëve, ai tha:

“Kaq i shprehur mendoj se është këtu tek ne përsa i përket antibiotikëve brenda spitalor.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


OBSH paralajmëron: Kanë efekte anësore

“Koronavirusi ka nxitur shitjen e ilaçeve të rreme”


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!