MENU
klinika

Rrëfimi i një mjeku

Në vendin që jeton post-COVID-in, aty ku as për vaksina s’kanë nevojë!

02.03.2021 - 16:16

Dr. Diego Gonzales Rivas është një kirurg spanjoll që këtë javë ka qenë dëshmitar i gjallë se si normaliteti është kthyer në Uzbekistan. Bëhet fjalë për një vend në të cilin banorët nuk mbajnë maska, mblidhen nëpër restorante dhe organizojnë festa pa rrezik për t’u infektuar.

Një një intervistë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE para se të kthehej në Spanjë, Dr. Gonzales Rivas e përshkruan gjendjen e përjetuar në vendin me 33 milionë banorë si të befasishme, shumë kurioze dhe të çuditshme në të njëjtën kohë.

“E kuptova që këtu nuk ka virus Corona, por ta përjetosh këtë situatë ishte diçka tronditëse dhe m’u deshën dy ditë për t’u përshtatur”, rrëfen ai.

Dhe me të vërtetë, ashtu siç edhe rrëfen Dr. Gonzales Rivas, qytetarët uzbekë janë të lirë nga virusi Corona për shkak të “imunitetit të masës”.

“Kam biseduar me kolegët e mi mjekë dhe ata besojnë se arsyeja se përse nuk ka asnjë problem është fakti që niveli i infektivimeve ka arritur deri në 60-70% të popullsisë”, thotë Dr. Gonzales Rivas.

Por edhe pse tani ata bëjnë një jetë plotësisht normale, vendi u godit shumë rëndë nga pandemia në periudhën mes marsit dhe prillit të 2020-ës. Situata u bë shumë kritike si për nga numri i të infektuarve ashtu edhe për nga ai i të vdekurve, por që nga shtatori i vitit i të kaluar u arrit “imuniteti i masës” që vazhdon të jetë prezent edhe tani.

Mjeku spanjoll deklaroi për agjencinë EFE se përvoja e përjetuar ishte marramendëse, pasi siç thotë ai, “nuk di që ndonjë vend tjetër ta ketë arritur imunitetin e masës në këtë mënyrë. Njerëzit nuk kanë më infeksione, në spitale nuk pranohen pacientë të rinj, pra nuk ka raste infektimi”.

Kur e kishte planifikuar vizitën e tij në Uzbekistan, nuk e kishte menduar se do të rridhte gjithçka në këtë formë. “E gjithë gjendja ta tërheq shumë vëmendjen dhe ç’ është e vërteta ditët e para nuk më besohej, madje e mbaja edhe maskën nga frika, por kolegët e mi mjekë më thonin që ta heq sepse nuk ka nevojë. Dhe përfundimisht e hoqa”.

Një tjetër aspekt kyç për suksesin uzbek, sipas kirurgut spanjoll, janë kontrollet e rrepta para hyrjes në këtë shtet, ngase përveç që duhet të kesh një test PCR me rezultat negativ të kryer nga vendi i nisjes, në aeroport të pret një staf profesional që të kryen edhe një test të ri para se të të lejojnë të hysh përfundimisht në vend. Pas një orë pritjeje të japin rezultatin e testit dhe nëse i njëjti është negativ atëherë të lejohet hyrja.

Pasi vendi e ka arritur “imunitetin e masës”, autoritetet vendase nuk e kanë prioritet të vetin sigurimin e vaksinës apo planifikimin e shpërndarjes së saj.

“E marr me mend që dikur edhe do ta bëjnë, por për momentin pasi njerëzit kanë boll anti-trupa, ata konsiderojnë se popullata është e mbrojtur”, tha kirurgu Diego Gonzales Rivas./tesheshi

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!