MENU
klinika

"Nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti..."

OBSH refuzon planet e BE-së për librezat e vaksinimit

06.03.2021 - 13:42

Libreza e vaksinimit në BE synon të ndihmojë për përballimin e pandemisë korona. Por Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rezerva serioze – dhe bën një prognozë të guximshme.

  Deutschland Symbolbild Impfung

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rezerva serioze ndaj planit të Komisionit të BE për një “librezë digjitale vaksinimi kundër Covidi-19”.

Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, i tha gazetës së përditshme “Die Welt” se nuk është e sigurt se sa zgjat imuniteti pas vaksinimit kundër koronavirusit. Prandaj OBSH i refuzon librezat e kërkuara të vaksinimit. “Ne e kuptojmë që qeveritë përballen me realitetin politik,” theksoi mjeku belg, duke shtuar se hedhja në përdorim e këtyre librezave, që është njoftuar për verën e këtij viti, është “ndoshta e pashmangshme”. “Por ky nuk është rekomandim i OBSH-së.”

Israel | Coronavirus | Kulturöffnungen | Khan Theater

Komisioni i BE dëshiron ta paraqesë projektligjin për “librezën e gjelbër digjitale” më 17 mars. Në të do të regjistrohen vaksinimet për koronën, sëmundja COVID-19 dhe testet negative. Qëllimi është të gjehet një mënyrë e sigurt për të hequr kufizimet dhe për të udhëtuar në Evropë. Kushtet teknike për këtë librezë pritet të jenë gati brenda tre muajsh në mënyrë që njerëzit e vaksinuar kundër koronës të mund ta dëshmojnë imunizimin e tyre në të gjithë Evropën pa pasur rrezik për falsifikime.

Kluge: Pandemia merr fund pas rreth dhjetë muajsh

Drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge, pret që pandemia e koronës të marrë fund për rreth dhjetë muaj. Ai supozon se 2021 do të jetë një tjetër vit me COVID-19, dhe se 2020 ishte “terra Incognita”. “Një vit më vonë ne dimë shumë më tepër. Kjo është arsyeja pse unë supozoj që pandemia do të ketë marrë fund në fillim të vitit 2022”. Kjo nuk të thotë që virusi është zhdukur. “Por shpresojmë që nuk do të ketë më ndërhyrje shkatërruese.” /DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Udhëtimet brenda bllokut europian këtë verë

REL: Gjithçka që duhet të dini mbi pasaportat e vaksinimit të BE!


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!