11.03.2021 - 15:24
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nis sot një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio.
Fokusi kryesor i vizitës së ministres Xhaçka është njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit.
Të dy ministrat, do të kenë një deklaratë për shtyp pas konfirmimit zyrtar të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga pamjet që tronditën botën tek dëshmitë