Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka prezantuar programin e kësaj force politike.
Ai thekson se ky program përcakton jo vetëm kontratën me zgjedhësit, por edhe çdo mundësi bashkëpunimi me forca të tjera politike pas shpalljes së rezultatit të 25 prillit.
Reagimi i plotë:
Qëllimet politike të Bindjes Demokratike shkojnë në dobi të interesit publik, sepse ato u japin zgjidhje problemeve më të mëdha, që ka shkaktuar përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme.
Ato do të përcaktojnë, jo vetëm kontratën tonë me zgjedhësit për këto zgjedhje, por edhe çdo mundësi bashkëpunimi me forca të tjera politike pas shpalljes së rezultatit të 25 prillit, në përputhje me peshën tonë specifike.