MENU
klinika

Ja vendet që pritet të rifillojnë procesin

“Përfitimet, më të larta se risqet”, kalon klasën vaksina “AstraZeneca”!

19.03.2021 - 08:46

Merr fund pritja, por jo dyshimet. Agjencia e Europiane e Barnave konfirmoi dje sigurinë e vaksinës “AstraZeneca”, por la ende pikëpyetje kur tha se “përfitimet nga vaksina janë më të larta se risqet”.

Vlerësimi mbi pasojat e mundshme të vaksinës nisën pasi pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian pezulluan procesin. Por në mënyrë të përsëritur Agjencia Europiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje që të mos ndërpritej vaksinimi me “AstraZeneca”, duke mos i lidhur komplikacionet e shfaqura në disa pacientë me efektet anësore të vaksinës.

VENDIMI

Vendimi i djeshëm i vë vulën edhe qëndrimit të mëparshëm. Në deklaratë thuhet se vaksina nuk shoqërohet me rritje të rrezikut të përgjithshëm të mpiksjes së gjakut. Po ashtu, Agjencia doli në përfundimin se nuk ka asnjë provë të një problemi në lidhje me grupe të veçanta të vaksinës ose me vendet e veçanta të prodhimit, duke qenë se qarkulluan teori që lote të ndryshme vaksinash kishin rezultuar problematike.

“Komiteti i sigurisë së EMA-së (Agjencia Europiane e Barnave) konfirmoi se: përfitimet e vaksinës në luftimin e kërcënimit akoma të përhapur të COVID-19 (i cili vetë rezulton në probleme të mpiksjes dhe mund të jetë fatal) vazhdojnë të tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore; vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të mpiksjes së gjakut (ngjarje tromboembolike) në ata që e marrin atë, nuk ka asnjë provë të një problemi në lidhje me grupe të veçanta të vaksinës ose me vendet e veçanta të prodhimit”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, Agjencia Europiane e Barnave nuk përjashton mundësinë që në raste të rralla vaksina të shkaktojë mpiksje të gjakut. “Këto janë raste të rralla, rreth 20 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe EEA kishin marrë vaksinën që prej 16 marsit dhe EMA kishte shqyrtuar vetëm 25 raste të mpiksjes së gjakut. Një lidhje shkakësore me vaksinën nuk është e provuar, por është e mundur dhe meriton analizë të mëtejshme”, thuhet më tej në deklaratë, ku vihet në dukje po ashtu se “pacientët duhet të jenë të vetëdijshëm për mundësinë e largët të sindromave të tilla dhe nëse shfaqen simptoma që sugjerojnë probleme të mpiksjes, pacientët duhet të kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor dhe të informojnë profesionistët e kujdesit shëndetësor për vaksinimin e tyre të fundit”. Por monitorimi, siç thuhet në qëndrimin zyrtar të Agjencisë mbi sigurinë e vaksinës “AstraZeneca” do të vazhdojë.

BLLOKIMI

Pak ditë më parë, më shumë se 15 shtetet të Bashkimit Europian, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën, Suedinë dhe Spanjën pezulluan procesin e vaksinimit me vaksinën “AstraZenec”a. Shkak u bënë rastet e pacientëve me mpiksje gjaku. Në Itali dhe jo vetëm u raportuan edhe humbje jete, në radhët e personave që sapo kishin marrë vaksinën. Kjo bërë që në mënyrë gati unanime BE-ja të bllokonte vaksinën e Oksfordit. “Në fushatat e gjera të vaksinimit, është e zakonshme që vendet e ndryshme të sinjalizojnë efekte të mundshme negative pas imunizimit. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se incidentet janë të lidhura me vetë vaksinimin, por është praktikë e mirë që ato të hetohen”, tha më herët Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vendimi i djeshëm i EMA-s i hap rrugë edhe rinisjes së vaksinimit me “AstraZeneca”. E para që ka njoftuar rifillimin e vaksinimit ka qenë Italia, ku procesi do të rifillojë sot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Borrell shënjestron mediat ruse: Pse i përhap Rusia këto deklarata

“Vaksinat do t’i kthejnë njerëzit në majmunë, absurde!”

Analiza e shefit të Kardiokirurgjisë, Prof.Edvin Prifti

“Inteligjenca virale” dhe të pathënat e vaksinave të Koronavirusit


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!