MENU
klinika

"Të tjerët mos të qëndrojnë të heshtur, nga kush keni frikë?"

Përfshirja e Tom Doshit në lista/ Ambasadorja Yuri Kim: PD nuk e do në Parlament!

24.03.2021 - 08:09

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar sërish ndaj rastit të Tom Doshit, i cili është në listat e kandidatëve për deputetë.

Në një postim në twitter, Kim iu ka bërë thirrje të gjithë palëve politike që të mos heshtin ndaj përfshirjes së udhëheqësit të PSD-së në listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në postimin e saj, ambasadorja thotë se Partia Demokratike dhe të tjerë nuk duan në parlament dike që është përfshirë në korrupsion. Ndërsa thekson se parti të tjera duhet të reagojnë që qytetarët të mos mendojnë se janë aleatë me personat që kanë probleme me ligjin.

Diplomatja amerikane ka ripublikuar postimin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018, që shpallte “non grata” në SHBA Tom Doshin.

“Kemi vënë re që Partia Demokratike dhe të tjerë nuk e duan në Parlament dikë që është përfolur për korrupsion. Të tjerëve u them: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” që të qëndrojmë të heshtur? Pse i lini njerëzit që të mendojnë se jeni aleatë? Kjo është ajo që mendoni se meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më shumë”, thuhet në postimin e ambasadores amerikane.

TOM DOSHI KANDIDON NE DY QARQE

Deputeti Tom Doshi kandidon në dy qarqe në zgjedhjet e 25 prillit. Në listat e depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Doshi renditet i pari në listën e Partisë PSD në Qarkun e Tiranës dhe Shkodrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!