MENU
klinika

“Ata që e disponojnë do lëvizin të lirë”

Presidentja e Komisionit Europian tregon se kur do të miratohet certifikata e vaksinimit

05.03.2021 - 16:39

Presidentja e Komisionit Europian, Usula Von der Layen ka njoftuar, ditën e sotme, se më 17 mars pritet të miratohet propozimi për certifikatat e vaksinimit.

përmes një letre dërguar udhëheqësve europianë, Presidentja e Komisionit kujtoi se në video konferencën që u mbajt në 24 Shkurt kishte një marrëveshje, për të rënë dakord mbi një vizion të përbashkët për të lehtësuar të drejtën e lëvizjes së lirë brenda BE.

Certifikata e vaksinimit kundër COVID-19 do të zbatohet për ata të cilët kanë qenë të vaksinuar, janë testuar negativë ose janë shëruar nga sëmundja.

Ursula von der Leyen thekson se për të ekzistuar një sistem evropian, ai ka nevojë jo vetëm për kornizën ligjore, por edhe për punën teknike, si në nivelin e BE-së dhe të Shtetit Anëtar, për lëshimin e certifikatave nga organet kompetente dhe për t’i verifikuar ato brenda bllokut.

Baza e qasjes së përbashkët është besimi”, shton Von der Leyen, duke thënë se autoritetet e secilit shtet anëtar kanë nevojë për siguri, se informacioni nga partnerët e tyre është i besueshëm. Duhet gjithashtu të sigurohet që qasja të jetë e kufizuar në sasinë minimale të informacionit që konsiderohet absolutisht i nevojshëm.

Sipas Presidentes së Komisionit, Pasaporta e Gjelbër ose sic njihet gjerësisht certifikata e vaksinimit do të lehtësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve që e kanë atë, pa rrezik për shëndetin publik.

Gjithashtu, ata duhet të shmangin diskriminimin ndaj atyre që nuk janë në gjendje të vaksinohen ose për arsye mjekësore ose sepse nuk kanë as të drejtën e programeve kombëtare të imunizimit, por gjithashtu edhe për ata që për shembull kanë një test negativ të koronavirusit dhe nuk konsiderohen si kërcënim për shëndetin publik.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!