MENU
klinika

Kosova u mbulua me flamurin serb

Provokimi i Vuçiçit, Rama: Hartë l*shi! Ai shoku në Beograd…

20.03.2021 - 12:46

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka shkaktuar zhurmë të madhe në arenën politike me provokimin e hapur që ka bërë përmes një postimi në rrjete sociale. Ai publikoi një hartë të Kosovës, të mbuluar me flamurin serb.

Sot ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama për këtë provokim, ku ndër të tjera e ka cilësuar “hartë leshi” atë ku Kosova mbulohej nga flamuri i Serbisë.

Nga qyteti i Kukësit, ku nisi sot procesi i vaksinimit të bluzave të bardha të Kosovës, Rama tha se “në të tashmen jemi absolutisht një”.

“Krejt e natyrshme të jemi dy shtete e të jemi një kufi, është krejt e thjeshtë dhe krejt e natyrshme që Kukësi të funksionojë si një bazë e përbashkët,
u vonua pak pala tjetër po më mirë kështu që kjo ndodhi pas asaj hartës së leshit që nxorri dje ai shoku në Beograd duke lozur me kukulla në Facebook .

Për atë ëndërrojmë e punojmë të gjithë, sigurisht kemi qasje të ndryshme ndonjëherë për se si shkohet tek e ardhmja por ndërkohë në të tashmen jemi absolutisht një.

Jam i lumtur që e kemi çarë atë bllokadën e tmerrshme të pamundësisë për tu vaksinuar të Kosovës”.

Postimi i Vuçiçit ngjalli menjëherë zemëratë në mesin e shqiptarëve, të cilët nisën pa humbur kohë një fushatë për heqjen e fotos nga “Instagrami”.

REAGIMET DJE

Provokimet e Presidentit të Serbisë kanë ngjallur reagime në politikën shqiptare.

Në rrjete sociale shkruajti ish-ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

Madje, në postimin e tij Bushati ka thumbuar edhe kreun e qeverisë dhe këshilltarë të tij.

“Mos u çudisni me flamurin serb të vendosur nga Presidenti i Serbisë mbi hartën e Kosovës, për sa kohë hapësira jonë mediatike strehon zëdhënësit që demonstronin me mburrje ‘risitë’ e projektit të copëtimit të Kosovës!”, shkroi Bushati në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Ditmir Bushati gjatë kohës që shërbente si ministër në qeverinë Rama u pozicionua kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Bushati u shpreh në atë kohë se “ideja e shkëmbimit të territoreve vinte nga Serbia dhe ia doli të përçajë klasën politike në Kosovë”.

Të hapur mbi idenë e shkëmbimit të territoreve ishin ish-Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Rama, që shkarkoi nga detyra Bushatin duke ia ngarkuar detyrën e kryediplomatit Gent Cakaj.

Një reagim lidhur me postimin e Vuçiçit erdhi edhe nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko.

Duke komentuar foton e postuar nga Presidenti serb, Majko komentoi se Vuçiçit i pëlqen papajtueshmëria “Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë, Vuçiç, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd. Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në ‘Instagram’ zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga ‘Instagrami’. Kjo është arsye e mjaftueshme që Presidenti serb t’u ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në ‘Instagram’”, shkroi Majko.

HISTORIA E SHKËMBIMIT TË TERRITOREVE

Në vitin 2018, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia nisën një proces dialogu për zgjidhjen e konflikteve.

Palët përfaqësoheshin nga Presidenti i Kosovës, Thaçi dhe Vuçiç. Cathy Ashton filloi bisedimet e normalizimit. Por tentativa e saj rezultoi pa sukses. Ndërkohë, pas saj ishte Federica Mogherini ajo që ndërmjetësonte dialogun. Por kur palët ishin afër një marrëveshje në mediat e Kosovës, qarkulloi ideja e një plani të shkëmbimit të territoreve.

Presidenti i Kosovës e mohoi faktin se ka pasur një plan të tillë. Por më vonë ishte zyrtari i BE-së që pranoi se ka pasur një ide të tillë, por që nuk u realizuar.

“Disa muaj më parë kishte një propozim për të shkëmbyer territore.

Por kjo nuk është më një mundësi”, tha Borrell, duke shtuar se ka vende të BE-së që kundërshtojnë një marrëveshje të tillë.

Nga ana tjetër, ai foli për dialogun mes dy vendeve, duke shtuar se tani gjërat po shkojnë mirë dhe mund të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja vendet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!