MENU
klinika

E konfirmon studimi

Pse ka më shumë dobi vaksinimi i të moshuarve fillimisht?

02.03.2021 - 12:59

Me zhvillimin e vaksinave të reja të koronavirusit në të gjithë botën, janë diskutuar disa mënyra për vaksinimin  e grupmoshave të ndryshme.

Sipas një studimi të ri amerikan, përparësia e vaksinimit  të moshuarve, jo vetëm që shpëton jetën e tyre por dhe shumë vite të ardhshme jetë. Por një studim tjetër ka treguar se kjo është e gabuar. Vaksinimi i të moshuarve, në fakt, shpëton shumicën e njerëzve nga njëra anë dhe në mënyrë të papritur  shton vitet për pjesën e jetës së mbetur, raporton abcnews.al.

Studimi u botua në revistën Akademia Kombëtare e Shkencave (PNAS) duke analizuar të dhënat e marra nga SHBA, Gjermania dhe Koreja e Jugut dhe  marrë parasysh faktorë të ndryshëm si: mosha, sëmundjet ekzistuese, vaksinimet etj.

Rreziku i vdekjes nga koronavirusi rritet më shumë me moshën (me një normë prej rreth 11% për çdo vit ).

Pa vaksina, numri i njerëzve që do të vdisnin nga Covid-19 do të ishte shumë më i lartë tek të moshuarit sesa tek të rinjtë, pasi mbrojtja e të moshuarve përmes vaksinave në fund të fundit kursen shumicën e viteve të jetës.

Sipas studimit, vaksinimi i një 90-vjeçari në SHBA kursen dy herë më shumë vite jetë sesa vaksinimi i një 75-vjeçari dhe gjashtë herë më shumë sesa vaksinimi i një 50-vjeçari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!