MENU
klinika

U përfshi në listën e deputetëve, jep dorëheqjen prefekti i Tiranës

Qeveria emëron drejtuesin e ri të Prefekturës. Kush është ai

10.03.2021 - 18:21

Prefekti i Tiranës, Toni Gogu ka dhënë dorëheqjen pasi u përfshi në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Këshilli i Ministrave ka emëruar në vend të tij Mersin Muratajn në krye të Prefekturës së Tiranës, i cili vjen nga një eksperiencë e gjatë në një tjetër institucion të qeverisjes vendore, atë të Qarkut të Tiranës.

Mersin Murataj ka drejtuar së fundmi Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës të Qarkut Tiranë, funksion i deleguar i qeverisë përmes Ministrisë së Bujqesisë.

I diplomuar në fushën e Drejtësisë, Murataj ka drejtuar edhe më herët sektorë të ndryshëm të bujqesise në zona si Kamëz, Vorë etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN