MENU
klinika

Sherri midis biznesmenit dhe Boçit

Rama: Imagjinoni ç’do bënin, sikur grushtuesi të ishte një nga ne!

21.03.2021 - 13:43

Duke prezantuar listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Elbasanit, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek sherri disa ditëve më parë midis biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit për deputet të opozitës në këtë Qark, Luçiano Boçi.

Rama tha se në ngjarje do të ishte përfshirë ndonjë nga kandidatët e Partisë Socialiste, “llumin e baltën do të kishin derdhur nëpër Evropë, e sa shumë do të kishin vënë kujën”.

Rama: Nuk mund të vaksinojmë intensivisht, dhe të tallemi nga ana tjetër. Është papërgjegjshmëri dhe këtë nuk mund ta bëjë një forcë politike, që pretendon të ofrohet si forcë qeverisëse. Ky skuthllëk është tipar i lidershipit të tyre dem babadem dhe i politikës së tyre dem babadem. Gjithsesi ne do vazhdojmë të respketojmë rregullat, do gjejmë mënyra për të angazhuar njerëzit në komunikimet tona, por asnjëherë nuk do të biem pre e tufologjisë. Në vitin 2021, në mes të një pandemie, Shqipëria të kishte si alternativë zgjedhjeje një opozitë, e cila të ishte kaq e papërgjegjshme, kaq e boratizuar, kjo vërtetë do të dukej realisht e pamundur, nëse do ta shikonim Shqipërinë e 2021 me sytë e 1990. Janë ca gjëra që nuk kanë ndryshuar nga 1990, e mbi të gjitha natyra agresive, destruktive, vulgare, e politikës së vjetër, që mishërohet sot në koalicionin e ri të fytyrave të vjetra, që kemi përballë.

E pamë këtu në Elbasan pak ditë më parë dhe ju ftojmë të gjithëve ta imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi të madh këtu në Elbasan, si Gjergj Luca, të kishte qenë cilido prej nesh, cilido prej djemve e burrave që janë këtu në tavolinë. Imagjinoni sikur grushtuesi i një sipërmarrësi, grabitësi i telefonit të tij, të ishte Taulanti, apo Luani, apo Florenci, cilido qoftë, çfarë do të ishte bërë dhe çfarë do të kishin bërë, e sa emaile e telefonata, llumi e balte do të kishin derdhur nëpër Evropë, e sa shumë do të kishin vënë kujën. Por, ne e kemi të qartë që njerëz të dëshpëruar, bëjnë gjëra të dëshpëruara, edhe ata janë të dëshpëruar, se e kanë të qartë që nuk kanë mundësi ta kenë një shans tjetër”, tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!