MENU
klinika

"Nisim vaksinimin e mësuesve"

Rama jep lajmin: Të premten mbërrijnë 38.400 dozat e para të vaksinës AstraZeneca

10.03.2021 - 18:59

Kryeministri Edi Rama deklaron se të premten do të vijnë 38 mijë e 400 doza të vaksinës së AstraZenecas. Teksa deri tani janë vaksinuar mjekë dhe infermierë dhe një pjesë e të moshuarve shqiptarë me vaksinat e ardhura nga Pfizer/Biontech, Rama shkruan se me dozat e AstraZenecas do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve.

“LAJM I MIRË

Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, shkruan Rama.

Rama Fb

Vaksina e AstraZenecas është zhvilluar nga Universiteti i Oxfordit. Kjo vaksinë ka 63.9 për qind efikasitet kundër sëmundjes COVID-19, sipas analizave preliminare, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka rekomanduar që kjo vaksinë të përdoret.

Kjo vaksinë administrohet me dy doza. OBSH-ja thotë se vaksina shfaq më shumë efikasitet kur intervali kohor nga doza e parë te doza e dytë është më i gjatë.
Vaksina e Universitetit të Oxford-it dhe kompanisë farmaceutike britanike, AstraZeneca rekomandohet të merret nga mosha 18 vjeçe dhe sipër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqipëria të shihet si një mundësi e re"

Rama prezanton planin për rikthimin e emigrantëve


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!