MENU
klinika

"Njerëzit tanë u shokuan"

Rama kritikon BE-në nga Brukseli për vaksinat: U lamë mënjanë

01.03.2021 - 15:11

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë për mediat, nga Brukseli së2 bashku me zyrtarë të BE-së.

Rama kritikoi sërish BE-në për lënien mënjanë të Shqipërisë në funzimin me vaksina.

Sipas tij, kjo ishte tronditëse për qytetarët.

“Faleminderit të gjithëve këtu që na mikpritët. Më lini së pari e mbi të gjitha t’iu them se ne e vlerësojmë shumë përpjekjet e bëra nga komisionari për të qenë në anën tonë në këtë moment kaq delikat kur ne Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit u lamë mënjanë në shpërndarjen e vaksinave.

Ishte një moment shokues për njerëzit tanë, pasi siç e dinë të gjithë ne nuk jetojmë në kufi me BE ne jetojmë brenda BE dhe jemi të rrethuar nga vendet e Be, duke pasur dhe ne të moshuarit tanë që e ndjenë që nuk ishte e keqe që ti kishin vaksinat në të njëjtën kohë me të tjerët. Sot ka 10 vende që kanë 17% të prodhimi, është e vështirë jo vetëm për ne, por për shumë anëtarë të BE-së dhe shpresoj që kjo situatë të zhbllokohet.

Jam i lumtur të dëgjoj prej jush dhe të shpall më në fund po nis tu japë vendeve dozat e para dhe do të jemi shumë të lumtur që të marrim dërgesën e parë të vaksinës Astra Zvernca.

Po punojmë shumë për të rritur kapacitetet dhe pse nuk ishte zgjedhja jonë më e mirë po shohim përtej burimeve të dëshirueshme burimet e tjera të vaksinave. Jam shumë i lumtur të dëgjoj prej jush ndërkohë që thoni se Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ne e dimë si shkojnë gjërat po jam i lumtur të dëgjoj se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e saj.

Së fundi shpresoj që plani për investimin në Ballkan i prezantuar nga Varheley në Ballkan po vihet në lëvizje dhe është një instrument jashtëzakonisht i nevojshëm për të forcuar marrëdhëniet tona. Ne nuk i bëjmë këtë reforma se na i kërkoni ju, apo se na i kërkojnë të tjerët, por këto reforma janë ato që i detyrohemi fëmijëve tanë dhe pasardhësve”,- tha Rama.

BE është një bekim për njerëzit tanë dhe për të ardhmen e njerëzve tanë. Mund të duket sikur është mallkim në rrethanat aktuale, por në fakt nuk është mallkim, nuk ka asgjë në të ardhmen tonë që mund të krahasohet me të ardhmen tonë”,- tha Rama.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!