MENU
klinika

“Drita në fund të tunelit ka nisur të duket”

Rama me tone optimizmi: Jemi në fazën finale të luftës me Covid-19

20.03.2021 - 14:45

Nga Kukësi, kryeministri Edi Rama ka folur me tone optimizmi për luftën kundër koronavirusit të rrezikshëm, kur tha se drita në fund të tunelit ka nisur të duket.

Ndërsa tha se ambicia për të mbaruar me vaksinimin njëkohësisht me vendet e tjera të BE-së, duket e realizueshme.

Në fjalën e tij shefi i Qeverisë thumboi sërish vendimin e Bashkimit Evropian për të mos ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor me doza vaksinash.

Duke folur për vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve kosovarë në Kukës, Rama tha se Shqipëria “ka bërë detyrën e saj në raport me anën tjetër të Bjeshkëve në kushtet kur për fat të keq Europa e ka lënë këtë lagje mu në zemër të vet jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave që në krye të herës”.

Rama tha se deri ditën e premte, është përmbyllur vaksinimi për “afro 42 mijë” persona.

Kemi në proces një tjetër marrëveshje për një numër vaksinash që do rrisim ritmin se nuk është ende ritmi i dëshiruar që sezoni i ardhdhëm turistik të jetëi i lehtësuar nga barra e këtij armiku të padukshëm, që në këtë fazë finale të luftës kemi nisur ta zbrapsim pak e më nga pak.

Drita në fund të tunelit të gjatë ku hymë bashkë me botën një vit më parë ka nisur të duket, jemi të vendosur të dalim nga ky tunel e do dalim në një kohë me shumë vende të BE dhe pse u lamë jashtë skemës së shpërndrjes së vaksinave që në krye të herës“, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!