MENU
klinika

“Gati pasaporta digjitale e vaksinimit”

Rama: Përgatitje nëse vende e tjera e vënë kusht udhëtimi

02.03.2021 - 12:43

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në konferencën e përjavshme për mediat, që do të jetë edhe e fundit siç edhe kryeministri njoftoi, bëri me dije se vendi ynë ka gati pasaportën digjitale të vaksinimit, nëse vendet e tjera e vendosin si kusht udhëtimi

Kështu, qytetarët shqiptarë do të pajisen me një pasaportë vaksinimi, që do t’i japë mundësinë të udhëtojnë jashtë vendit.

“Shëndetësia sot vijon që të transformohet në këtë aspekt pasi janë një sërë procesesh që deri më dje bëheshin me radhë sot bëhen online që nga regjistrimi i mjekut të familjes dhe në recetat që ofrohen në mënyrë online. Ne disponojmë falë revolucionit digjital kemi një sistem që garanton transparencë dhe kemi pasaportën digjitale të vaksinimit, duke u përgatitur për rastet kur vaksinimi të kthehet në kusht për udhëtimet jashtë vendit.

Ju e mbani mend tmerrin e certifikatave në gjendjen civile sot ne kemi një certifikatë në çdo moment që e dum me vulë elektronike dhe në kohë reale s’kanë nevojë të shkosh dhe të marrësh një të tillë”, u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!