MENU
klinika

“PS është krijuar për të bërë gjërat më të vështira”

Rama prezanton skuadrën socialiste për Tiranën, ja sa mandate kërkon…

23.03.2021 - 16:50

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën e kandidatëve për deputetë të PS në Tiranë, duke shpalosur objektivin për 20 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa falënderoi edhe njëherë dy kandidatet e para në listën e Tiranës, Luljeta Bozon dhe Najada Çomon, Rama tha se PS është krijuar për të bërë të mundura gjërat e vështira.

Ndërkaq, në një shënim në rrjetet sociale Rama shkruan “Skuadra PS 2021, në vrapim drejt 25 prillit për 20 deputetë”.

“Besoj që ne kemi vënë përpara zgjedhësve të qarkut të Tiranës një skuadër e cila është në lartësinë e pritshmërisë së publikut, të të gjitha moshave, kategorive, për të pasur një zgjedhje, e cila që nuk është vetëm një zgjedhje për partinë, por edhe preferenciale për një kandidat apo një tjetër. Dua të shpreh mirënjohjen time të dyja zonjave të nderuara që janë në krahët e mi që pranuan ftesën si një detyrim qytetar, si angazhim profesional.

Njerëzit të identifikohen jo thjesht me një parti, por me vetëveten, ta gjejnë veten duke parë në një skuadër profile dhe eksperienca të ngjashme me të tyret. Duke gjetur në këto profile arsyen për të qenë më shumë besimplotë te politika si një mjet për të realizuar qëllime të mëdha e të përbashkëta zgjedhja e Luljetës dhe Najadës nuk janë të rastësishme. Jemi përballur me dy sfida të jashtëzakonshme që e kanë thyer në mes mandatin tonë të dytë. Edhe pse kemi bërë shumë në të gjitha drejtimet ajo që mbetet ende për tu bërë nuk është pak”, tha kryeministri.

“Sigurisht që vjen natyrshëm edhe pyetja se çfarë do mund të kishim bërë. Është e paimagjinushme ta mendosh se çfarë mbështetje, se çfarë përkujdesje, se çfarë mundësie do kishte sistemi ynë shëndetësor, nëse virusi do kishte zbritur në këtë vend disa vite më parë kur spitalet dhe sistemi ynë ishin në një gjendje që të thuash e mjerueshme është pak. Prania e Luljetës dhe e Najadës në këtë skuadër është adresimi i nevojës së përfaqësimit te kategori profesionistësh dhe individët që kanë pasur rol të jashtëzakonshëm në këto 15 muaj të fundit, dhe shprehje e vullnetit tonë për të çuar deri në fund përballjet e nisura. Qoftë me zhbërjen totale të gjurmëve të tërmetit, gjë që besoj se do të jetë një realitet deri në pranverën e ardhshme, kur do të jenë kryer të gjitha punët e nevojshme për të sistemuar familjet.

Qoftë për të dalë nga tuneli i kësaj pandemie që e ka shtrënguar fort hapësirën e aktivitetit normal të vendit edhe të njerëzve. Çfarë kemi bërë nuk mjafton për të qenë të kënaqur, por del edhe tepëron për ti garantuar të gjithë se ne jemi e vetmja forcë që kemi idenë se si mund të arrijmë aty ku duhet. Besoj që përtej këtyre dy sfidave të mëdha që janë prioritete të përditshme të punës tonë, në gjithë drejtimet e tjera jemi në gjendje të themi me plotgojë se çfarë është bërë është provë e faktit ne e dimë se ku duam të shkojmë, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë. Është e lehtë ta thuash por shumë më e vështirë ta bësh. Unë besoj se në fund të fundit PS është krijuar dhe është rritur për të bërë gjërat më të vështira, që me të tjerët janë bërë të pamundura, dhe për tia dalë edhe aty ku duket e pamundur”, vijoi kreu i qeverisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!