Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Tiranë, kryeministri Edi Rama shkëmbeu edhe disa batuta me Ministrin e Diasporës dhe kandidatin për deputet, Pandeli Majko.
Rama tha se nëse fiton mandatin e tretë dhe vihet në jetë projekti për Teatrin Kombëtar, kandidatët për Tiranën në zgjedhjet e ardhshme do të do të prezantohen në sheshin e Teatrit Kombëtar.
Po ashtu Rama konfirmoi se figurat e njohura në zgjedhjet e ardhshme do të vihen edhe më tej në vijën e zjarrit, duke marrë si shembull Majkon, që sipas tij do jetë në vendin e 20.
“Për sa më takon unë di dhe do të përmend vetëm numrin e PS dhe PS pastaj i takon të gjithëve të bëjnë zgjedhjen e tyre për kandidatin që preferojnë. 19 është një numër se unë e përmendi e oara sepse është numri i pandit e dyta sepse është objektivi ynë në Tiranë. E 3 sepse në Tiranë do të fitojmë 20 deputetëtë. Jam i bindur që kur Pandi të jetë i 20 në zgjedhjet e tjera do flasë për Teatrin e ri Kombëtar njësoj siç foli për stadiumin sot.
Faleminderit Pandi se kur e thua ti është më bindëse për elektoratin gri. Si njeri që kam lindur në Tiranë si një njeri që jam rritur në Tiranë dhe kam drejtuar bashkinë Tiranë të një shqipërie të mbledhur këtu me të gjitha krahinat.
Pas katër vitesh këtë organizim do ta bëjmë tek Teatri Kombëtar. Shpresoj që Elisës mos t’i mbetet hatri që përmend numrin 19”, tha Rama.