MENU
klinika

30 vjet nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë

Rama:Të bëjmë një muze në Brindizi për të treguar historinë tonë

06.03.2021 - 16:54

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë vizitës së tij në Itali është ndalur në Brindizi, ku sipas kryeministrit në 7 mars 1991 zbarkuan si alienë 18 mijë shqiptarë dhe sot, 30 vjet më pas, shqiptarët janë qytetarë të respektuar falë kurajos, vullnetit, punës së tyre heroike.

Rama propozoi që në këtë datë të zhvillohet një vizitë e detyrueshme e qeverisë shqiptare në Brindizi për t’i shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që historia të harrohet.

Po ashtu kreu i qeverisë kërkoi nga bashkia e Brindizit një hapësirë, për të ndërtuar sipas një muzë të vogël për historinë tonë, që ta shohin jo vetëm ato që banojnë aty, por edhe vizitorët.

‘Mbi të gjitha faleminderit të gjithëve që jeni këtu. Në këtë ditë që sipas meje është shumë e rëndësishme, për historinë e njerëzimit në këtë pjesë të botës, sepse ajo çka ndodhi atë ditë është edhe reagimi i komitetit të Brindizit, shpreh një shembull njerëzimi për të gjithë. Një shembull që duhet tu tregohet të gjithëve, sepse nuk është frika por është dashur për njëri-tjetrin. Ne duam që këtë datë ta kthejmë në një datën e 7 marsit të një vizite të detyrueshme të qeverisë shqiptare në Brindizi për ti shprehur mirënjohjen e përjetshme dhe për të mos lënë që kjo histori të harrohet. Është një histori për fëmijët tuaj dhe tanë që do të jetojnë në Europën e përbashkët. Shpresoj që bashkia e Brindizit të na japë një hapësirë, të bëjmë një muze të vogël për historinë tonë, që ta shohin jo vetëm ato që banojnë në këtë qytet por shumë vizitore.’- tha Rama

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!