MENU
klinika

Në qendër të vëmendjes së SHBA

‘Denuklearizimi’ i Koresë së Veriut

17.03.2021 - 10:04

Në shkurt të këtij viti administrata e Biden kontaktoi në fshehtësi Korenë e Veriut për të vendosur një raport më të mirë pas 4 vitesh raporte të trazuara nën drejtimin e Trump, por si edhe u deklarua të dielën nga SHBA asnjë përgjigje nuk erdhi nga ana e Koresë së Veriut.

Pas deklaratës së bërë publike në media nga SHBA erdhi reagimi përmes motrës së liderit koerano-verior, Lim Jong-un. Ajo lëshoi një paralajmërim kërcënues sipas të cilit nëse Biden ‘dëshiron të flejë i qetë katër vitet e ardhshme’ nuk duhet të ‘turbullojë ujërat’ me Korenë e Veriut duke përhapur deklarata në media që në fillimet e qeverisjes së tij.

Në Shtëpinë  e Bardhë, diplomati i lartë Blinken duket se është përqendruar plotësisht në diplomaci dhe denuklearizim për të adresuar ‘shqetësimin kryesor të sigurisë amerikane’ që është Koreae Veriut.

Korea e Veriut mund të fillojë testimin e fluturimit të një projekti të përmirësuar për raketat e saj balistike ndërkontinentale (ICBM) “në të ardhmen e afërt”, tha të martën kreu i Komandës Veriore të ushtrisë amerikane, një veprim që do të rrisë ndjeshëm tensionet midis Pyongyang dhe Uashington duke u referuar edhe në heshtjen e gjatë në përgjigje të Koresë së Veriut dhe njëkohësisht në reagimin kërcënues të motrës së liderit Kim Jong-Un.

North Korean leader Kim Jong Un is assisted by his sister Kim Yo Jong as he signs documents at the truce village of Panmunjom inside the demilitarized zone separating the two Koreas, South Korea, April 27, 2018. Korea Summit Press Pool/Pool via Reuters

Po ashtu kujtojmë se pas zgjedhjes së Biden President Kim Jong-un organizioi një paradë madhështore ku prezantoi një raketë të re balistike dhe publikoi listën e armatimeve bërthamore që ka në plan për të ndërtuar në të ardhmen madje në fjalën e tij deklaroi se SHBA vijon të mbetet armiku kryesor i Koresë së Veriut.

“Regjimi i Koresë së Veriut gjithashtu ka treguar se nuk është më i lidhur me moratoriumin e njëanshëm bërthamor dhe testimin e ICBM të shpallur në 2018, duke sugjeruar që Kim Jong Un mund të fillojë testimin e fluturimit, një dizajn të përmirësuar të ICBM në të ardhmen e afërt,” tha Gjenerali i Forcave Ajrore Glen VanHerck në dëshminë me shkrim përpara Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.

Komentet u shfaqën bazuar në zbulimin e tetorit të Koresë së Veriut në një paradë të asaj që do të ishte ICBM e saj më e madhe deri në këto momente, dhe jo inteligjencës specifike për një nisje të afërt.

Edhe gjatë qetësisë së provës, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka bërë thirrje për prodhimin e vazhdueshëm të armëve bërthamore për arsenalin e tij, nisi një seri raketash më të vogla dhe zbuloi atë që do të ishte ICBM më e madhe e Koresë së Veriut ende në paradën e Tetorit.

VanHerck i tha komitetit të Senatit se ICBM “shumë më e madhe dhe me sa duket më e aftë” e Pyongyang rriti më tej kërcënimin për Shtetet e Bashkuara. Akoma, ai shprehu besim në mbrojtjen raketore të SHBA.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi raportin e një agjencie të lajmeve Reuters të hënën se ajo ka kërkuar të kontaktojë me Korenë e Veriut por nuk kishte marrë asnjë përgjigje, duke zgjatur një ftohje në marrëdhëniet që filluan në fund të administratës së Donald Trump pavarësisht përpjekjeve të tij për rivendosjen e raporteve.

Akoma, Shtëpia e Bardhë tha të marten se themeli i qasjes së saj ndaj Pyongyang do të jetë diplomacia dhe denuklearizimi.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken, së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, Ministrin e Jashtëm Japonez Toshimitsu Motegi dhe Ministrin e Mbrojtjes Nobuo Kishi, u thanë gazetarëve në një deklaratë për shtyp se “së bashku, ne po adresojmë shqetësimet thelbësore të sigurisë, duke përfshirë programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut dhe sigurinë detare gjithashtu në të gjithë rajonin”.

Vërejtjet erdhën mes udhëtimit të parë të diplomatit të lartë të SHBA në Korenë e Jugut.

Lajmet shtetërore të Koresë së Veriut raportuan se motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Yo Jong, kritikoi administratën e Biden për vazhdimin e stërvitjeve ushtarake në Korenë e Jugut.

“Nëse dëshiron të flejë në paqe për katër vitet e ardhshme, do të ishte më mirë të përmbahej nga shkaktimi i një erë të keqe në hapin e saj të pare në pushtet,” tha Kim në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Stërvitja e përbashkët ushtarake e pranverës SHBA-Kore e Jugut e filluar javën e kaluar ishte e kufizuar në simulme kompjuterike për shkak të rrezikut të koronavirusit, si dhe përpjekjeve të vazhdueshme për t’u angazhuar me Korenë e Veriut.

 

Përkthyer dhe përshtatur nga Al Jazeera/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ende asnjë përgjigje nga Kim Jong-un

Administrata e Biden kontakton Korenë e Veriut