Përpjekja për të vaksinuar botën kundër Covid-19 mbështetet në shiringë dhe gjilpërë, duke përdorur një teknologji të shekullit të 19-të për të futur “shkencën e shekullit 21”(vaksinën) në krahët e miliarda njerëzve. Por tani kompanitë farmaceutike janë në një garë tjetër, të garës për të gjetur alternativa të tjera për të marrë vaksinën.
Drejtues të tillë si David Hipkiss kanë një mundësi për të ndryshuar rrjedhën e kësaj gjëje. Firma e tij, Enesi Pharma Ltd. nga Oxfordshire, Angli, po zhvillon një pajisje që implanton pa dhimbje vaksina apo medikamente të tjera intravenoze.
Kompanitë farmaceutike, janë gjatë gjtihë kohës në zhvillim por kurrë nuk kanë hequr dorë nga giplëra dhe shishja e qelqit. Përveç spërkatjes së herëpashershme të hundës për grip ose për poliomielitin, gjilpëra hipodermike ka qenë shtylla kryesore e mbrojtjes kundër sëmundjeve infektive. Skeptikët thonë se për shkak se gjilpërat janë kaq të lira, të bollshme dhe efektive, nuk ka gjasa të ndryshojë. Por kryetarët e kompanive farmaceutike besojnë se jo gjë do të funksionojë. Vaksinimi i milionave njerëzve nuk është një detyrë e lehtë kur teknologjia ekzistuese kërkon ngrirjen e vaksinave me zinxhirë të ftohtë, një ushtri personeli të trajnuar për të injektuar gjilpëra, linja të gjata, doza të humbura dhe miliarda dollarë.
“Ne kemi për të gjetur një zgjidhje më të mirë”, tha Kate Bingham, një sipërmarrje e cila deri në dhjetor drejtoi programin e prokurimit dhe vendosjes së vaksinave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Teknologjitë në zhvillim për shpërndarjen e vaksinave përfshijnë implantet e tretjes së kompanisë Enesi, copëza mikronelele, sisteme elektrike-impulsi, spraj të hundës dhe madje pilula. Disa firma po zhvillojnë vaksinat e tyre kundër Covid-19, ndërsa të tjerët po synojnë të riformulojnë ënyrën se si do të merret nga njerëzit. Të gjithë janë duke punuar për këtë pandemi me shpresën se do të jenë gati për tjetrën.
Nëse janë të suksesshme, thonë përkrahësit, këto teknologji do të lehtësojë punën sepse do të mund të mbahen në xhep në shtëpi, në raft, duke lehtësuar kështu çdo punë edhe për ekspertët edhe për njerëzit. Të gjitha vaksinat e aprovuara për përdorim kundër Covid-19 kërkojnë injeksion në muskul. Edhe pse është e lehtë për t’u administruar, kjo metodë ka një arsyetim imunologjik. Ajo stimulon një përgjigje që nxit sistemin imunitar për të mos lejuar riinfektimin në të ardhmen. Por ka mënyra të tjera për të stimuluar sistemin imunitar, të tilla si përmes lëkurës, zorrës ose hundës, të cilat janë ndër rrugët e zakonshme që “pushtuesit” e huaj marrin për të hyrë në trup. Platformat e shpërndarjes së vaksinave në zhvillim përpiqen të shfrytëzojnë këto rrugë të ndryshme.
Lëkura, për shembull, përbëhet nga shtresa të shumta të pasura me qeliza që veprojnë si roje për sistemin imunitar. Inokulimi i njerëzve kundër sëmundjeve duke gërvishtur lëkurën është një praktikë e lashtë. Gjilpërat e dyfishta që depërtojnë në lëkurë janë përdorur që prej vitit 1970.
Michael Schrader dhe David Hoey drejtojnë kompani me objektet të ngashme në Cambridge, Mass. Ata po zhvillojnë një pajisje me një sërë gjilpërash mikroskopike për të shpërndarë vaksinat pa dhimbje nëpër lëkurë. Pajisja vendoset në aplikues që i ngjajnë kokrrave të kafeve.
“Lehtësia e përdorimit dhe magazinimit të tyre i bën ata idealë për vaksinimin masiv në vendet e varfëra pa infrastrukturë të sofistikuar të kujdesit shëndetësor dhe personel mjekësor të trajnuar,” thanë Schrader dhe Hoey.
Schrader, shefi ekzekutiv i Vaxess Technologies Inc., tha se mundësia që Covid-19 të ekzistojë për vite me rradhë, duke kërkuar në mënyrë periodike vaksinimin masiv për të parandaluar shpërthime të reja, do të thotë se teknologjia e mikro-gjilpërave gjithashtu ka shans të bëhet një armë e dobishme në shëndetësi.
“Hipoteza jonë që nga dita e parë ka qenë që Covid-19 do të bëhej pandemi dhe do të përngjante me gripin Qëllimi i kompanisë është bëjë një vaksinë që mund të mbahet në shtëpi dhe të përdoret vetë nga njerëzit. Provat fillestare për pajisjen janë menduar të aplikohen në fillim të vitit 2022,” tha ai.
Z. Hoey, shefi ekzekutiv i Vaxxas Inc., një firmë Australiane, tha se pandemia ka bërë që qeveritë të zgjohen me koston e sëmundjeve infektive dhe nevojën për të qenë gati për pandemitë. Ai nuk pret që të jetë në gjendje të prodhojë pajisjen me mikro-gjilpëra në shkallë globale edhe për 4-5 vjet të tjera, por shpreson se do të jetë i gatshëm për kriza të tjera të shëndetit publik.
“Ajo që dëshirojmë vërtetë është të dërgojmë vaksinat tek njerëzit dhe jo njerëzit tek vaksina,” shtoi ai.
Studiues të tjerë po shikojnë mënyra alternative për të hequr gjilpërat. PATH, një organizatë globale shëndetësore jofitimprurëse, po punon në një mënyrë për të ngrirë vaksinat duke i kthyer ato në pilula të cilat mund të merren edhe duke i vendosur nën gjuhë.
“Disa njerëz nuk ju pëlqejnë gjilpërat. Disa njerëz nuk u pëlqen të kthehen pas në qendra për të marrë dozën e dytë. Në këto raste do të ndihmonin teknologjitë alternative,” tha Manjari Lal, i cili është drejtues tek PATH për riformulimin e vaksinave dhe ilaçeve.
Ndërkaq Codagenix Inc. me seli në Farmingdale, N.Y., po zhvillon një vaksinë për Covid-19 që merret nga hunda. Vaksina me një dozë të vetme, e njohur si Covi-Vac, që në këto kohë po kalon një provë klinike të vogël në Londër për të vlerësuar sigurinë e saj dhe përgjigjen imune që gjeneron.
Jeffrey Fu, zyrtari kryesor i biznesit i kompanisë, tha se pandemia u ofron teknologjive të reja një mundësi të rrallë për përparim, duke pasur parasysh urinë në botë për vaksinat.
“Për shkak të urgjencës së madhe pas kësaj, shumë rregullatorë po ndihmojnë këto kompani të pajisjeve të përparojnë më shpejt sesa do të kishin nëse kjo do të ishte më shumë një vaksinë tradicionale,” tha ai.
Për Dan Mahony, një menaxher i fondit të kujdesit shëndetësor në Polar Capital, një kompani menaxhimi për fondet me qendër në Londër nuk është e qartë nëse këto teknologji të reja do të kenë një rol të madh në shoqëri sa mendojnë zhvilluesit e tyre.
“Njerëzit mund të mos u pëlqejnë gjilpërat por ato funksionojnë mirë dhe kushtojnë pak.Tashmë, prodhuesit e vaksinave Covid-19 po bëjnë përmirësime që zgjidhin disa nga sfidat e shpërndarjes. Vaksina Covid-19 e Johnson & Johnson kërkon një dozë në vend të dy. Pfizer Inc dhe BioNTech SE u kanë thënë rregullatorëve për medikamente se vpo krijojnë një vaksinë që mund të ruhet në minus 20 gradë Celsius, e kështu me radhë,” shtoi ai.
The Wall Street Journal-Gazeta “Si”