“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Si mund të ul riskun e kancerit të gjirit?
Mjeku: Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit.
Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen, formojnë një tumor i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal te gjirit. Pa mjekim keto qeliza përhapen ne pjeset fqinje e me pas ne te gjithe trupin.
Njihuni me faktorët risk…
Askush nuk e di shkakun e vërtetë te kancerit të gjirit, por dime se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Dime se disa faktore duken se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Shumë nga gratë që kanë kancer gjiri nuk kanë faktorë risk të tjerë vetem se janë gra mbi moshe 50 vjeç.
Çdo grua është e rrezikuar për kancer gjiri.
Faktorë rreziku per kancerin e gjirit janë :
- Mosha mbi 50 vjec
- Pasja e një kanceri gjiri më parë
- Histori familjare të kancerit të gjirit (vecanërisht me nënën, motrën ose vajzën) te diagnostikuara perpara menopauzes
- Ndryshimet gjenetike prezente me genet BRCA1 ose BRCA2
- Histori familjare me kancer të ovarit
- Femrat që nuk kanë lindur fëmije ose lindjen e pare e kane bere ne moshe me te madhe se 30 vjec
- Menstruacione në moshë shumë të herëshme, para 12 vjec
- Menopauzë pas moshë 50 vjec
- Perdorimi i mjekimit me hormone (estrogjen + progesteron) për një kohë të gjatë, më shumë se 5 vite
- Densitet te shtuar te indeve te gjirit (e dukshme ne nje mamogram)
- Nje histori e nje biopsie gjiri qe tregon nje numer te rritur te qelizave jonormale qe nuk jane kanceroze (hiperplazi atipike)
- Trajtimi me rreze të sipërfaqes së gjirit, vecanërisht para moshës 30 vjecare,p.sh. trajtimi i limfomave Hodgkin
- Mbipesha dhe obezitet sidomos në menopauzë
- Përdorimi i alkoolit
- Duhanpirja
- Marrja e kontraceptivëve nga goja e pa kontrolluar nga mjeku
- Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore
- Moskryerja e aktivitetit fizik
Por Kujdes ! Rreth 70% e Kancerit të gjirit ndodh tek gra të cilat nuk kanë faktorë që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri.
Kush zhvillon kancer gjiri
Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë në gratë. Ai mund të gjëndet në cdo moshë, por shumica e rasteve gjëndet në gratë në moshë mbi 50 vjec.
Kanceri i gjirit mund të gjëndet dhe tek burrat por është shumë i rrallë.
Zvogëloni rrezikun tuaj
Ju nuk mund të ndryshoni shumicën e faktorëve të rrezikut për kancer gjiri, si sëmundjet tuaja familjare ose menstruacionet në moshë shumë të re. Por ju mund të jeni të aftë të ndryshoni disa faktorë, si peshën tuaj apo se cfarë duhet të hani dhe pini.
- Mbani dhe ruani një peshë trupi të shëndetshme
- Kryeni rregullisht aktivitet fizik
- Konsumoni ushqime me yndyrna të pakta
- Konsumoni perime dhe fruta
- Mos konsumoni shume alkool
- Konsultohuni me mjekun për Kontraceptivët
- Mos pini duhan dhe eleminoni duhanpirjen pasive
- Përdorni ushqyerjen me gji për fëmijën tuaj
- Flisni me mjekun tuaj për vlerësimin e rrezikut tuaj
Pyetje që mund t’i bëni mjekut rreth kancerit të gjirit
- Cilët janë për mua faktoret risk?
- A jam më në risk se të tjerët nga historia ime familjare?
- Çfare duhet te bej te ul riskun tim?
- Çfarë ekzaminimesh mund të bëj?
- Çfarë risku mund të kenë?
- Çfarë do te ndodh nësë rezultatet e mia nuk janë normale?
- Sa shpesh duhet të testohem?
Pyesni mjekun tuaj per ekzaminimet per gjirin qe ofrohen ne territorin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Por ka një shpresë se kanceri i gjirit mund të zbulohet në faza të hershme dhe të trajtohet.
Si mund të zbulohet kanceri i gjirit
Nëse ju jeni një nga këto gra që rrezikoni për Kancer Gjiri, ju mund të keni mundësi të kryeni:
- Teste depistuese në moshë me të re dhe më shpesh se rekomadimet
- Vlerësim të riskut gjenetik
- Disa trajtime parandaluese si marrja e anti-estrogeneve ose kirurgjia profilaktike.
Ndiqni udhëzimet për ekzaminimet depistuese
Depistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit kur ju nuk keni asnjë shenjë të sëmundjes. Keto ekzaminime per kancer gjiri mund t`ju ndihmojnë ta kapni atë në faza të hershme dhe kur është shumë i trajtueshëm.
Është e rëndësishme të dimë se asnjë test depistues për kancerin nuk është 100% i saktë. Për shembull, nëpërmjet një testi depistues ndonjëhere mund të diagnostikohet kancer kur nuk është, ose nuk diagnostikohet kur ka kancer.
Megjithate ekzaminimet depistuese shpëtojne me mijëra jetë.
Ekzaminimet më të besueshme që përdoren për diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit janë mamografia dhe ekzaminimet klinike të gjirit.
Mamografia
Mamografia është ekzaminimi i gjirit duke përdorur doza të ulta të rrezeve X. Pamjet e mamografise tregojne detaje dhe pamje te gjirit te marra nga kende te ndryshme.
Gjiri vendoset midis dy pjatave plastike të cilat e shtypin gjirin për ta shtrire atë. Kjo mund të jetë dicka e pakëndshme, por zgjat vetëm pak sekonda. Shtypja e gjirit ndihmon në marrjen e imazheve sa më të qarta duke përdorur sa më pak rreze X.
Ekzaminimi klinik i gjirit
Një ekzaminim klinik i gjirit është një ekzaminim fizik i gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.
Ekzaminimet depistuese dhe kur duhet te behen | |
Nëse ju jeni: | Ju duhet: |
40-49 vjeç | Ekzaminim klinik i gjinjve nga personel mjekësor i trajnuar se paku çdo 2 vjet.Flisni me mjekun tuaj rreth rrezikut tuaj të kancerit te gjirit, përfitimet dhe rreziqet nga mamografia. |
50-69 vjeç | Ekzaminim klinik i gjinve nga personel mjekesor i trajnuar se paku cdo 2 vjet.Mamografi çdo1- 2 vjet |
70 vjeç ose me shume | Flisni me mjekun se sa shpesh duhet të testoheni për kancer gjiri |
Shumë gra janë në jetë sot për arsye sepse ato kanë bërë depistime të rregullta për kancer gjiri.
Pyesni mjekun tuaj per ekzaminimet per gjirin qe ofrohen ne territorin ku ju banoni.
Ç’nënkupton dijenia për gjinjtë?
Një pjesë të rëndësishme të kujdesit për trupin tuaj
Të njohurit e gjinjve tuaj dhe mënyra se si ndryshojnë ata gjatë gjithë jetës suaj
Njihni gjinjtë tuaj
Nuk ka rëndësi se çfarë moshe keni, për gjinjtë e shëndetshëm fillojmë me njohjen e tyre. Bëhuni e vetëdijshme, se çfarë është normale tek gjinjtë tuaj ,kjo vetëm duke bërë një kontroll të rregullt të tyre. Shumë gra e zbulojnë vetë kancerin e gjirit të tyre vetëm dukë Parë dhe Ndjerë ndryshimet në gjinjtë e tyre.
Indet e gjirit mbulojnë një sipërfaqe më të madhe se gjinjtë. Shtrihen nga klavikula dhe nga sqetulla dhe përgjatë kockës së kraharorit. Gjiri mbështetet në muskujt e gjoksit që mbulojnë brinjët.
Gjinjtë duhe kontrolluar vazhdimisht dhe me metoda të vecanta.
Nuk ka mënyra të drejta apo të padrejta ose kohëra se kur duhet të bëhet kjo.
Kontrollo, Prek dhe Shiko të gjitha pjesët e gjirit, afër gjirit dhe nën sqetullave.
Bëhuni familjar me indet e gjirit tuaj dukë i parë dhe ndjerë gjinjtë tuaj. Njihni gjinjtë tuaj dhe cfarë është normale për ju, sipas asaj që funksionon më mirë për ju. Gjeni mënyrën që të mësoheni me gjinjtë e cila është mënyra më e rehatshme për ju.
Është normale për gjinjtë tuaj që ti ndieni të fortë dhe të dhimbshëm para menstruacioneve. Indet e gjirit ndryshojnë edhe me moshën. Ndaj,të kuptuarit c`është nomale për ju, do t`ju ndihmojë ju të njihni dhe të dini cfarë ti raportoni mjekut.
Shumë kokrra që mund të prekni nuk janë kancer gjiri.
Ndaj, flisni dhe tregojini mjekut nëse vëreni në gjinjtë tuaj ndonjë ndryshim si:
- Gjëndër apo kokërr në gji ose nën sqetull
- Ndryshim në formë ose në madhësi të gjirit
- Ndryshim në lëkurën e gjinjve tuaj si gropeza ose terheqje
- Skuqje, enjtje në gjinjtë ,rreth tyre apo nën sqetull
- Futje brenda të thumbit së gjirit
- Rrjedhje lëngu nga thitha e gjirit
- Kore ose luspa ne thithen e gjirit gjirit
- Puçrra të imta në maje të gjirit apo rreth tij
- Dhimbje e vazhdueshme në një pjesë të gjirit tuaj,apo nën sqetull
Pritja për rezultatet e ekzaminimeve nuk është e lehtë. Nëse ju raportoni një ndryshim mjekut tuaj, ose mamograma që ju keni bërë tregon dicka që nuk është normale, ju do t`ju duhet të bëni disa ekzaminime të tjera për të parë nëse është kancer apo jo.
Të rëndësishme për gjinjtë tuaj:
- Dijeni çfarë është normal për ju
- Dijeni se çfarë ndryshime duhet të kërkoni dhe prekni
- Shiko, Prek dhe Kontrollo
- Shkoni te mjeku për çfarëdo ndryshimi pa vonesë
- Bëni kontrollin e gjirit nëse jeni në moshën 50 vjeç e sipër
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.