10.03.2021 - 12:45
Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka deklaruar se dy muaj pasi ka filluar vaksinimi kundër Covid-19 janë vaksinuar të gjithë punonjësit e shëndetësisë.
Me anë të një postimi në rrjtete Bino thotë se më në fund “u kry”.
“1 vit pas hetimit shpi me shpi ne Tirane dhe fillimit te pandemise, 2 muaj pas fillimit te vaksinimit ndaj COVID-19 pasi eshte vaksinuar thuajse cdo punonjesi shendetesor me ne fund u kry,” shkruan Bino.
Kujtojmë që pas punonjësve të shëndetësisë ata që do të vaksinohen janë të moshuarit, ndërsa me mbërritjen e vaksinës AstraZeneca të parët që do të vaksinohen janë mësuesit.