MENU
klinika

COVID-19

Sindikata e Shëndetësisë i kërkon Albin Kurtit të 11 mijë vaksinat e ofruara nga Edi Rama

30.03.2021 - 16:12

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, t’i pranojë edhe 11 mijë dozat e vaksinave të ofruara nga homologu i tij në Shqipëri, Edi Rama. Kjo me qëllimin që vaksinimi të bëhet sa më masiv.

Përmes një komunikate për media, FSSHK ka përshëndetur fillimin e vaksinimit kundër COVID-19 në Republikën e Kosovës të siguruar përmes mekanizimit COVAX i OBSH-së përmes UNICEF programi për Kosovë.

“Fillimisht më lejoni të falenderojë Kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi Rama për vaksinimin e 500 punonjësve shëndetësor gjë e cila hapi një kapitull të rëndësishëm drejt luftës me Pandminë COVID-19.

Duke qenë vigjilente në përcjelljen e situatës dhe kërkesës që vaksinimi të bëhet në mënyrë sa më masovike, FSSHK, kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti që të shfrytëzoj rastin të përdor edhe 11,000 vaksina të ofruara nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Rama për punonjësit shëndetësor”, thuhet në njoftim.

FSSHK tutje ka falenderuar 500 punonjësit shëndetësor të cilët u vaksinuan në Kukës si qytetar të parë të Kosovës, pasi thotnë se thyen teoritë konspirative mbi vaksinën dhe sensibilizuan të tjerët që të vazhdojnë me vaksinim.

“Në fund urojmë dhe kërkojmë që Kosova të fillojë vaksnimin masiv të qytetarëve duke siguruar blerjen e vaksinave të licencuara në treg e mos të varremi vetëm nga donacionet”, thuhet në njoftim.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!