MENU
klinika

"I bëj thirrje Veliajt që…"

Sot skadon afati për të liruar zyrat/ Kreu i FRD: Ne vazhdojmë fushatën

23.03.2021 - 11:39

Afati prej dhjetë ditësh, që Fryma e Re Demokratike të lirojë godinën skadon sot. Në ambientet e jashtme të kësaj selie sot janë parë edhe efektive të policisë bashkiake.

Por në një komunikim për mediat, kryetari i kësaj force politike, Sali Shehu thotë se çështja është në gjykatë dhe ende nuk ka një vendim të formës së prerë. Ndërsa theksoi se qendrimin në zyrë ia garanton ligji.

Shehu u shpreh se seanca që ishte parashikuar për sot është shtyrë, pasi janë bashkuar dy padi.

“Ne kemi depozituar një kërkesë në Gjykatën Administrative për të ndaluar aktet e paligjshme të bashkisë. Kjo është një procedure rutinë që e ndjek gjykata. Ne kemi dorëzuar sot edhe padinë për shqyrtimin e kësaj çështje në themel, që kërkon ndalimin e aktive të paligjshme të bashkisë. Kjo kërkesa e jone e bashkuar bashkë me masën e sigurisë do të shqyrtohet brenda 5 ditëve.

Jemi në fushatë zgjedhore, po vazhdojmë fushatën. Unë garantoj që fushata do shkojë mirë dhe FRD do ketë rezultate spektakolare”, tha Shehu.

Shehu i bëri thirrje Erion Veliajt që të mos sillet si kryetar partie, por si kryebashkiak.

“Ne kërkojmë dhe do t’ia bëjmë me dije institucioneve të bashkisë, madje i bëj thirrje Veliajt mos sillet si kryetar partie por si kryebashkiak. I bëjmë thirrje, bashkisë, ambasadave dhe institucioneve se jemi në rrugën e ligjit, presim vendimet e gjykatës. Do vazhdojmë fushatën dhe jemi në selinë tonë. Çështja është në gjykatën e shkallës së parë që u shty për shkak të dy padive në një të vetme”, tha Shehu.

ÇFARË NDODHI NË ZYRAT E FRD-SË?

Në datën 12 mars në zyrat e FRD shkoi policia bashkiake, ku kërkoi që kjo forcë politike të lironte zyrat, madje pati edhe përplasje fizike, ku u përfshi edhe Presidenti Ilir Meta. Presidenti shkoi në zyrat e FRD pasi ishte informuar se ndaj kryetarit të saj, Sali Shehu po ushtrohej dhunë fizike nga punonjësit e Policisë Bashkiake. ‘Po dhunoni partitë e opozitës” tha Meta atë ditë, ndërsa kërkoi nga efektivët e policisë së Bashkisë së Tiranës të dalin jashtë godinës.

Në reagimet e tij, Kreu i Shteti e konsideroi sulmin në zyrat e FRD si provokim nga ana e qeverisë, ku një forcë politike dhunohet edhe në sy të presidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!