MENU
klinika

“Shqipëria e dyta pas Sirisë për azil”/ Reagon Presidenti Meta: Më 25 prill, o kurrë!

“Të brengosur për këtë shpopullim dramatik për shkak të keqqeverisjes!”

11.03.2021 - 10:20

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Zyrës Europiane për Azilin që e rendit Shqipërinë në vendin e dytë në botë pas Sirisë, për kërkesat për azil.

Teksa i referohet raportit, Kreu i Shtetit thotë se duhet të jemi më shumë se kurrë të brengosur për këtë shpopullimin dramatik.

Sipas tij kjo po ndodh për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së shpresës.

“As pandemia nuk e ndali shpopullimin e Shqipërisë! Ndonëse nën masa kufizuese dhe me kufij pothuajse të mbyllur, shqiptarët me të gjitha mënyrat janë përpjekur të largohen jashtë vendit, duke zënë edhe për vitin 2020 vendin e parë në Europë, për numrin e aplikimeve për azil nga Ballkani dhe vendin e dytë në botë, pas Sirisë, në raport me popullsinë.

Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO) bëjnë të ditur se, vitin e kaluar nga Shqipëria ka patur 6558 aplikime, nga Serbia 2605, nga Kosova 2114, nga Bosnje dhe Hercegovina 1329, nga Maqedonia e Veriu 1230 dhe nga Mali i Zi 207.

Në këtë përvjetor të eksodit biblik të shqiptarëve, që 30 vite më parë u larguan nga vendi për t’i shpëtuar diktaturës, duhet të jemi më shumë se kurrë të brengosur për këtë shpopullimin dramatik, që qartazi po ndodh për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së shpresës”, shkruan Kreu i Shtetit.

Presidenti i bën thirrje qytetarëve që në 25 prill të shfrytëzojnë këtë mundësi historike, për t’i dhënë përgjigjen e merituar autorëve të këtij projekti antikombëtar, që sipas tij, duan ta zhvatin Shqipërinë duke e zhbërë.

“Më 25 prill kemi një mundësi historike për t’i dhënë përgjigjen e merituar autorëve të këtij projekti antikombëtar, që duan ta zhvatin Shqipërinë duke e zhbërë.

Me kurajë dhe me besim tek vota e lirë, me pjesëmarrje masive në zgjedhje, të çelim një epokë të re të ndërtimit të së ardhmes tonë të sigurt europiane, për të nxjerrë nga “intubimi” demokracinë, për t’i dhënë frymëmarrje lirive dhe të drejtave të njeriut. Do ta çlirojmë Shqipërinë nga thonjtë e oligarkëve, banditëve dhe arrogantëve! Rrugë tjetër nuk kemi! Më 25 prill, o kurrë!”, mbyll postimin e Presidenti Meta.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!