MENU
klinika

“Durim edhe për disa muaj”

Themeluesit e BioNTech parashikojnë fundin e fazës së kufizimeve

22.03.2021 - 08:24

Strategjia e kufizimeve në pandeminë e Coronas shkakton gjithnjë e më shumë pakënaqësi në degë të ekonomisë. Sipas shpikësve të vaksinës Biontech/Pfizer Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, durim duhet edhe vetëm për disa muaj.

Shpikësit e vaksinës Biontech/Pfizer, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin presin që masat e kufizimit në Gjermani për shkak të pandemisë së Coronas të përfundojnë deri në vjeshtë. “Në shumë vende në Evropë dhe në SHBA në fund të verës ne ndoshta do të jemi në situatën që të mos na duhet të futemi më në mbyllje të jetës publike”, tha Sahin, i cili i dha së bashku me të shoqen një intervistë gazetës “Welt am Sonntag”. Sipas tij, do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet në të gjithë botën.

“Sigurisht që do të vazhdojë të ketë shpërthime lokale, kjo do të na shoqërojë”. Do të ketë mutacione. Por ka shumë pak gjasa që këto të përhapin ndonjë tmerr”, tha sipërmarrësi. Pastaj duhet të përshtatet vaksina. “Ne po përgatitemi për këtë sot,” tha ai. Sahin beson se virusi nuk do të zhduket. Por sapo të vaksinohen rreth 70 për qind e njerëzve në Gjermani, situata ndoshta do të bëhet më e menaxhueshme.

Vaksina e covid e BioNTech/Pfizer

“Ne duhet të shohim nëse kemi nevojë për vaksinim çdo vit apo çdo pesë vjet”, tha Sahin. Kur u pyet nëse dikur do të ketë vetëvaksinime, studiuesi tha se nuk duhet të jetë e nevojshme. Me përfshirjen e mjekëve të familjes dhe stafit mjekësor, vaksinimi i 80 milionë njerëzve një herë në vit nuk do të jetë problem. Vaksinimi nga personeli mjekësor shërben gjithashtu për të monitoruar një reaksion të mundshëm alergjik, i cili – megjithëse rrallë – mund të ndodhë.

Së bashku me gruan e tij, Sahini themeloi kompaninë BioNTech me bazë në Mainz. Vaksina e Coronas e këtij institucioni dhe partnerit të saj amerikan Pfizer ishte e para që u miratua në Bashkimin Evropian në 21 Dhjetor. Me të në Gjermani vaksinohen që nga 27 dhjetori.

Të premten, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier e dekoroi çiftin e studiuesve me Kryqin Federal të Meritës për kontributin e tyre në frenimin e pandemisë së Coronas./DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga prodhimi e deri të miratimi i saj për përdorim

Themeluesi i BioNtech tregon gjithçka rreth vaksinës Pfizer

Nga The Economist/ Krenari dhe paragjykim

Migrantët, më të zotë se gjermanët për biznes


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!