MENU
klinika

‘Morëm konfirmimin se…’

Unioni i Gazetarëve kërkesë ministres Manastirliu: Të vaksinohen reporterët…

22.03.2021 - 15:47

Komiteti shqiptar i Vaksinimit pritet të dalë së shpejti me vendim për vaksinimin kundër koronavirusit të gazetarëve në terren.

Unioni i Gazetareve Shqiptare i është drejtuar me një kërkesë komitetit të Vaksinimit, për të marrë parasysh vaksinimin e reporterëve të cilët janë rrezik potencial për infektimin dhe përhapjen e virusit.

“Drejtues te Unionit te Gazetareve Shqiptare, ne komunikimin qe kane patur sot me ministren e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, zonjen Ogerta Manastirliu, se ciles i kane drejtuar kerkesen per nisjen e vaksinimit te gazetareve ne terren, kane marre konfirmimin se kerkesa e tyre u depozitua ne Komitetin e Vaksinimit qe trajton çeshtjet e pandemise”, thuhet në njoftimin e Unionit të Gazetarëve.

Sipas tyre, ne vende te BE-se dhe ato te rajonit ka nisur procesi i vaksinimit te gazetareve ne terren gjate dy muajve te fundit.

“Drejtuesit e UGSH gjate ketij muaji me kembengulje dhe ne menyre riperseritese kane kerkuar se kategoria e gazetareve ne terren perballen me riskun e larte te prekjes prej virusit pandemik COVID-19. Komunikimi i sotem zyrtar do te pasoje me reagimin e Komitetit te Vaksinimit dhe ne kohe te shpejte shpresojme te perfshihen edhe reporteret e terenit ne procesin e vaksinimit. Kerkesa zyrtare e UGSH eshte e vetmja e depozituar nga organizata profesionale prane ketij Komiteti.

Nderkohe qe ne vende te BE-se dhe ato te rajonit ka nisur procesi i vaksinimit te gazetareve ne terren gjate dy muajve te fundit.

Zyra e shtypit e UGSH do te kete komunikime gati te perditshme, per kete çeshtje me interes te posaçem nga komuniteti i gazetareve profesioniste te vendit”, mbyllet njoftimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!