MENU
klinika

"Të përmbahen"

Vuçiç postoi foton provokuese, BE thirrje liderëve

19.03.2021 - 15:30

Bashkimi Evropian u ka bërë sërish thirrje liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi, që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat, të cilat shkojnë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

BE i është referuar veprimit të fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka postuar në rrjetet sociale flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës. Veprim ky, i cili ngjalli reagime të shumta nga qytetarë e politikanë të Kosovës dhe jo vetëm.

“Bashkimi Evropian i ka ftuar gjithmonë të gjithë aktorët politikë në Serbi dhe Kosovë, sikur edhe në pjesë tjera të rajonit, që të angazhohen në veprime dhe deklarata, të cilat krijojnë dhe promovojnë atmosferën e pajtimit, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit, e jo ta bëjnë të kundërtën”,- është përgjigjur një zëdhënës i BE-së për Radio Evropa e Lirë.

“Sikur kemi thënë disa herë gjatë viteve të kaluara, Serbia dhe Kosova duhet të përmbahen nga aktet dhe deklaratat, të cilat kanë efekt të kundërt për normalizimin e raporteve dhe të punojnë që të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse”- ka thënë zëdhënësi i BE-së.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat