01.03.2021 - 09:57
Partia Demokratike e Shqipërisë e drejtuar nga Lulzim Basha dhe Lëvizja Sociaiste për Integrim, me drejtuese Monika Kreyemadhin, do të firmosin paraditen e 1 marsit, marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Marrëveshja e tyre do të firmoset nën sloganin “Shqipëria, shtëpia që fiton”.
Ajo që bie në sy është se ky është një slogan i shkrirë mes atij të PD-së dhe LSI-së.
Sjellim në kujtesë se PD dhe LSI vendosën të dalin me dy lista në zgjedhje.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Sondazhet për zgjedhjet europiane