Ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të zhvillojë këtë javë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Takimi mes kryediplomates dhe kryedemokratit do të mbahet këtë javë, por nuk dihet dita dhe ora e saktë. Kujtojmë që sot Yuri Kim takoi kryeministrin Edi Rama, i cili siguroi në 25 prill mandatin e tretë.
Në fjalimin e parë të mbajtur pas rezultatit të zgjedhjeve kreu i PD-së foli për një masakër elektorale të kryer nga PS.
Mesazhi i DASH
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price bëri thirrje për respektimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.
Në një koment në Twitter të mërkurën, ai tha se respekti për rezultatin e zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë shqiptare.
Duke uruar popullin e Shqipërisë për zgjedhjet, zëdhënësi tha se SHBA presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Kryeministrin Rama dhe vlerësojnë fushatën e fortë që bëri opozita.