MENU
klinika

Mblidhet Komiteti i Ekspertëve

“Propozojmë që arsimi parauniversitar ta zhvillojë mësimin në klasa”

29.04.2021 - 13:23

Komiteti Teknik i Ekspertëve thotë se do t’i propozojë ministrisë së Arsimit që mësimi për nxënësit e gjimnazit të zhvillohet me prezencë në klasë, por duke respektuar me rigorozitet masat anti-Covid.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli teksa bëri një prezantim të situatës tha se ka një rritje të lehtë te rasteve, por kjo nuk do të ndikojë në ndryshimin e masave.

“Duke parë këtë situatë, Komiteti mendon që ti propozoje ministrisë së Arsimit, që sa i përket procesit arsimor parauniversitar ta kalojë nga kombinimi në prezencë në klasë duke ndjekur protokollet”, tha Rakacolli.

Po ashtu Rakacolli bëri te ditur se procesi i vaksinimit ka ecur me ritme te larta, duke kaluar edhe Kroacine.

“Sic shihet nga këto shifra dhe nga këto analiza komitetin e ekspertëve ka arritur në konkluzionin se situata ka vijuar të mbetet qëndrueshme, por kemi parasysh këtë tendencë të rritjes të të shtruarve në spitale ashtusikurse edhe në ata që kanë pasur nevojë të thërrasin 127. Të shpresojmë që kjo situatë mos rëndohet.

Vaksinimi ka ecur me ritme të mira. Ka mbaruar vaksinimi me dy doza i personelit mjekësor dhe një pjesë e mirë e arsimtarëve. Janë vaksinuar policët. Ka vazhduar vaksinimi i grupeve të riskut. Pra vazhdojnë të jemi nga vendet e para sa i takon vaksinimit në Ballkan, duke lënë prapa edhe Kroacinë.”