MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

 Kur krijohet sistemi imunitar i bebeve?

24.04.2021 - 08:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kur krijohet sistemi imunitar i bebeve?

Mjeku:Bebet lindin me një sistem imunitar të pazhvilluar, ndaj dhe janë shumë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të ndryshëm mjedisorë si bakteret apo viruset. Pavarësisht se sistemi imunitar i fëmijës krijohet që në barkun e nënës, vetëm pas lindjes ai nis të zhvillohet. Vaksinimi i fëmijës ndihmon në përforcimin e sistemit të tij imunitar gjatë moshës kur ai është më i predispozuar se kurrë për t’u prekur nga sëmundje të caktuara si: Difteria, Tetanozi, Kolla e Mirë, Poliomeliti, Hemofilus influenza e tipit b, Hepatiti, etj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.