MENU
klinika

Ja çfarë shkruajnë

Mediat e huaja: PS, drejt mandatit të tretë

26.04.2021 - 16:58

Zgjedhjet në Shqipëri kanë ngjallur interes edhe në media të ndryshme që i japin rëndësi jo vetëm rezultateve paraprake por edhe ecurisë së qetë të procesit të votimit.

Zgjedhjet parlamentare të së Dielës në Shqipëri janë pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Procesi ka ngjallur interesin e mediave të rajonit, si ato serbe e greke, por edhe përtej Adriatikut.

Edi Rama drejt një madati të tretë” shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA, bazuar tek shifrat e përditësuara të dala gjatë procesit të numërimit të votave.

Socialistët ruajnë pushtetin” shkruan portali i televizionit gjerman MDR, një titull që e gjen gjerësisht në shtypin e këtij vendi.

Të tjera media ndërkombëtare nuk lenë jashtë vëmendjes edhe ecurinë e qetë të procesit, që pasoi një fushatë të ashpër elektorale mes rivalëve politikë.

Ndryshe nga agjencitë e huaja një pjesë e shtypit te shkruar shqiptar ka pasur sot tituj në faqet e para që i jepnin fitoren opozitës.

 

REMOTE_ADDR:[]
“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!