MENU
klinika

"Basha mund të fitonte zgjedhjet, nëse..."

Mentor Nazarko: Skema votëmbledhëse e PS perfekte, ruajti rezultatin e 2017

29.04.2021 - 16:39

Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se skema votëmbledhëse e PS duket se ka funksionuar në mënyrë perfekte.

Nazarko theksoi se PS ka arritur që të depërtojë në mbarë territorin, duke mbledhur vota.

“Kishim mënyrë të re të votimit. Mbi 60 mijë fletë votimi janë të pavlefshme, për shkak edhe të risisë në votime. Vetëvendosje ka krijuar narrativa për humbjen që ka pësuar në zgjedhjet në Shqipëri. Kam dëgjuar që PD ka ndihmuar VV-në, por këta janë episode. Skema votëmbledhëse e PS, perfekte, sepse ka ruajtur votat e veta të vitit 2017. Aktualisht, ndarja e majtë dhe e djathtë nuk ka asnjë vlerë. PS sa duket i ka bërë kontroll tërësor territorit dhe ka arritur që të bëjë klientelë, madje ka arritur edhe në fshat”, tha Nazarko.

Mentor Nazarko vlerësoi se nëse Basha do të punonte më fort në fushatë, do të fitonte zgjedhjet.

“Sa i përket zotit Doshi, është realitet elektoral. Rama ka mundësi të rishpikë veten. Basha, po të punonte më mirë, do fitonte. Lideri i PD nuk arriti që të kapërceje mitin që ngriti Rama, se është i kontrolluar nga Meta dhe Berisha.

Duhet pranuar se mandati i tretë është fenomen i rrallë. Është brezi i ri që mund të bëjë diferencën. Basha ia arriti që të depërtojë disi tek brezi i ri, por jo totalisht, duke i lënë kështu mandatin e tretë kundërshtarit politik”, u shpreh Nazarko.

 

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!