MENU
klinika

Kush do të ketë përparësi?

Nis në fundjavë vaksinimi për personat mbi 60 vjeç!

09.04.2021 - 07:32

Në fundjavë procesi i vaksinimit do të nisë edhe për personat mbi 65 vjeç, si edhe ata mbi 60 vjeç që vuajnë nga sëmundje kronike.

Janë mbi 327 persona që i takojnë grupmoshës nga 60 deri në 69 vjeç dhe siç është vepruar me të moshuarit dhe kategoritë e tjera, njoftimi do të bëhet përmes mjekut të familjes. “Presim që gjatë kësaj fundjave të kemi një ulje të moshës në gjithë vendin, pra +65 vjeç dhe +60 ata me sëmundje kronike”, tha ministrja Manastirliu nga Gjirokastra.

INJEKTIMI I DOZËS

Për vaksinimin e kësaj grupmoshe, do të shërbejnë qendrat e vaksinimit të ngritura posaçërisht për këtë proces. Do të jetë mjeku i familjes që do të dërgojë të dhënat në njësinë vendore dhe operatorin e kujdesit shëndetësor. Këta të fundit do të përcaktojnë kalendarin me vendin, datën dhe orën e vaksinimit, duke vënë në dijeni mjekun e familjes dhe ky i fundit qytetarin. Por ky rregull nuk vlen për moshat mbi 70 vjeç, të cilët mund të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit me kartë identiteti dhe të injektojnë dozën e parë. Ky “lëshim” u bë nga qeveria pas rënies së interesit për vaksinën në këto grupmosha.

VAKSINA

Në dispozicion janë 4 vaksina, “Pfizer”, “AstraZeneca”, “Sputnik” apo vaksina ruse, si edhe vaksina kineze “Coronavax”. Nga Instituti i Shëndetit Publik është bërë me dije se përzgjedhja e tyre do të jetë rastësore, çka do të thotë se do të injektohet ajo vaksinë që është gjendje. Por kjo ka pak mundësi të ndodhë, sa kohë vaksina të caktuara janë tregtuar për kategori të caktuara. Konkretisht, që pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë dozave të vaksinës “AstraZeneca” u tha që do të ishin apo do të shërbenin për vaksinimin e arsimtarëve dhe trupës pedagogjike dhe kështu ndodhi. Procesi vijoi për ta dhe nuk u pezullua as kur u rihap debati për sigurinë dhe efikasitetin e kësaj vaksine. Dozat e mbetura kanë nisur të aplikohen së fundmi për farmacistët.

Nga ana tjetër, “Pfizer” ka qenë një vaksinë e dedikuar qysh në fillim për personelin shëndetësor dhe kështu ndodhi. Dërgesat me numër të kufizuar vaksinash janë aplikuar kryesisht për bluzat e bardha dhe së fundmi do të jenë edhe për trupën ushtarake, duke qenë se është një kërkesë e diktuar nga NATO-ja.

Çfarë mbetet për të tjerët duke përfshirë të moshuarit, punonjësit e Policisë, gazetarët janë vetëm vaksina kineze dhe ajo ruse, të dyja të pacertifikuara nga Bashkimi Europian. Jo më larg se dje përmes aeroportit “Nënë Tereza” ka mbërritur dërgesa e radhës me vaksina kineze. Janë mbi 100 mijë doza, ndërsa në total numri i dozave, duke përfshirë dërgesën e parë dhe të dytë, ka shkuar në 292 mijë. Por cila është ecuria e vaksinimit deri më tani? Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 232 556 doza të vaksinës ndaj COVID-19, nga të cilët janë mbi 162 mijë të moshuar të vaksinuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në spital rreth 1 për qind e të infektuarve aktivë. Arsyet

Dyfishohen rastet me COVID-19, por më pak të shtruar!

"Po bëhet gati struktura te stadiumi “Air Albania”

“Çështje javësh”/ Rama takon mjekët: Ju do vaksinoheni të parët


“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!