Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2258 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 123 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste në Sarandë,7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, Tropojë, Mallakastër, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Devoll, Mirditë, Berat, 2 raste në Krujë, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Patos,1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Pukë, Përmet, Peqin, Memaliaj, Vorë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,887 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Korça, të moshave 65- 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (28 Prill 2021)
Raste të reja ditore 123
Të shëruar në 24 orë 724
Të shtruar në spitale 122
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,258
Testime totale 630,822
Raste pozitive 130,859
Raste të shëruara 107,887
Raste Aktive 20,586
Humbje jete 2,386
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16351
Fier 1586
Durrës 467
Shkodër 564
Korçë 459
Gjirokastër 344
Vlorë 244
Elbasan 132
Kukës 171
Dibër 103
Berat 107
Lezhë 58