MENU
klinika

Pabarazi në shpërndarjen e vaksinave

OBSH: Ende larg fundi i pandemisë!

13.04.2021 - 09:24

Në vitin e dytë të pandemisë së koronavirusit pavarësisht fushatës së vaksinimeve në shumë vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kriza shëndetërose ende nuk është kapërcyer.

“Fundi i pandemisë është ende larg”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Megjithatë përmes masave tashmë të sprovuara pandemia po mbahet nën kontroll, theksoi Tedros.

“Ne duam gjithashtu, që shoqëritë, tregjet, udhëtimet dhe tregtia të rihapen”, shtoi ai.

“Por ndërkohë pavionet e kujdesit intensiv në shumë vende janë përtej kapaciteve dhe shumë njerëz po vdesin – e kjo është në fakt diçka që mund të shmanget.”

Kurba e infeksioneve rritet në mënyrë eksponenciale

Një kohësisht shefi i OBSH-së kritikoi faktin, që ka pabarazi masive sa i përket vaksinimit ndaj koronavirusit mes vendeve të varfëra dhe atyre të pasura.

Rreth 87 përqind e 700 milionë vaksinimeve në mbarë botën janë realizuar në vendet e pasura, theksoi Tedros në Gjenevë. Ndërkohë që në vendet e varfëra janë realizuar vetëm 0,2 përqind e vaksinave ndaj koronavirusit.

Numri i infektimeve të reja dhe i rasteve të vdekjeve javën e kaluar është rritur dukshëm për të shtatën herë me radhë, tërhoqi vëmendjen kreu i OBSH-së.

“Kurba e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale”, tha ekspertja e OBSH-së, Maria Van Kerkhove.

Javën e kaluar janë regjistruar 4.4 milionë infeksione të reja, përpara një viti në të njëjtën periudhë numri i infeksioneve ishte rreth 500.000./DW

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!