Partia Demokratike ka ngushtuar diferencën në mandate me Partinë Socialiste, ndërkohë që janë numëruar më shumë se gjysma e qendrave të votimit. Deri më tani PS kryeson me 74 mandate, e ndjekur nga PD me 59 mandate, mandej vijnë LSI me 5 mandate, dhe PSD me 2 të tilla.
Demokratët kanë thelluar epërsinë në qarkun e Shkodrës ku kanë aktualisht 6 mandate, nga 5 që kishin pak orë më parë.
Gara është shumë e ngushtë në qarkun e Dibrës, ku PD ka mundësi që përmbysë rezultatin në orët në vijim.
****
17:00 Rezultati paraprak/ Numërohen gjysma e qendrave të votimit në rang vendi, ja si ndahen mandatet mes PS-së dhe PD-së
Vijon numërimi i rezultatit të votave në rang vendi, ku Partia Socialiste deri më tani ka siguruar 76 mandate, ndërkohë që PD ka 57 mandate, LSI 5 dhe PSD 2 mandate.
Demokratët kanë ngushtuar shifrat në kryeqytet ku momentalisht kanë marrë mandatin e 15-të.
Sa u takon votave në total, PS ka deri më tani 395631 vota ndërsa ndiqet nga PD me 318360 vota.
Forcë e tretë konfirmohet LSI me 56587 vota, ndërsa PSD e ndjek e katërta me 17141 vota.
Deri më tani janë numëruar në total 2806 qendra votimi në rang vendi, ndërkohe që në total janë 5199 të tilla.