MENU
klinika

"Piramida me kapacitet prej 5000 nxënësish"

Rama dhe Veliaj me të rinjtë te ‘Tumo Center’: Fond garancie…

11.04.2021 - 10:52

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama patën mëngjesin e sotëm një takim me të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë në “Tumo Center”.

Në fjalën e tij para të rinjve, Rama tha se prioritet i qeverisë është të krijojë mundësi për përfshirje të më shumë njerëzve në këtë aktivitet, ndërsa shtoi në planin e veprimit të 2021-2025, është parashikuar një fond garancie prej 50 mln euro.

“Prioriteti ynë është që këtë botë ta hapim dhe ta bëjmë të dukshme për të tjerët që t’ju krijojmë mundësi për të përfshirë më shumë njerëz. 150 start up vetëm me atë fondin e vënë në dispozicion të sfidës së inovacionit nuk janë pak, sikundër nuk janë pak edhe përpjekjet e bëra nga disa prej jush për të shkuar përtej atij rrethit të aktivitetit të tyre. Ne kemi bërë një analizë që është e mundur që në planin tonë të veprimit 2021-2025 të vendosim një fond garancie sovrane për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë botë dhe dëgjova që kanë problem me institucionet financiare, një fond garancie prej 50 mln euro, që do lehtësojë financimet e aktiviteteve”, tha Rama.

Veliaj theksoi se të flasësh për teknologjinë do të thotë të flasësh për të ardhmen. Ai dha lajmin e mirë se janë dhënë mbi 350 bursa për fëmijët në nevojë, 12-18 vjeç, që do mund të ndjekin falas mësimet për teknologjinë në Tumo Center.

“Sapo kemi miratuar mbi 350 bursa për fëmijët në nevojë, nga 12 deri 18 vjeç. Janë bërë bashkë me qeverinë, Bashkinë dhe ADF-në edhe disa nga bankat e nivelit të dytë. Ajo që u kemi thënë është: sa harxhoni para marketingu për billboarde, që kanë pak duk, sikur të investojmë në 350 djem dhe vajza, nga mosha 12-18 vjeç, të cilëve ua paguajmë sot kurset, por nesër ata do t’ju qepen nga pas për të bërë praktikën në bankat tuaja dhe potencialisht do të bëhen stafi juaj”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se aktualisht “Tumo Center”, që ndodhet përkohësisht te “Air Albania” ka një kapacitet prej 500 nxënësish, te Piramida, e cila do të jetë vend ii përhershëm i qendrës së teknologjisë, do kenë mundësi për të studiuar rreth 5 mijë nxënës të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!