MENU
klinika

"Po verifikojmë"

Shit-blerja e votës, OSBE: Kemi konstatuar disa raste

26.04.2021 - 14:53

OSBE thotë se gjatë procesit zgjedhor në vendin tonë janë konstatuar disa raste të dyshuara të shit-blerjes së votës.

Gjatë një konference për media, në prezantimin e raportit paraprak, përfaqësuesit e OSBE thanë se tashmë puna do të përqëndrohet në verifikimin nëse rastet e raportimit të shit-blerjes së votës janë akuza apo të vërteta.

Këto konkluzione do të reflektohen edhe në raportin përfundimtar.

“Vëzhguesit afatgjatë janë në dijeni të disa rasteve, këto janë procedura të cilat nuk kanë përfunduar, janë akuza dhe jo fakte. Kemi një kohë të gjatë që vëzhgojmë, dhe jemi shumë të vëmendshëm për çdo dyshim dhe për këtë arsye ne do të vazhdojmë të vëzhgojmë se si do të përfundohet me këto akuza. Sikurse e thashë, Shqipëria është nën vëhzgim nga PACE dhe kjo do të jetë një pjesë e punës tonë në të ardhmen, nëse këto akuza ishin të vërteta apo jo. Nëse do të ketë përgjigje negative, pra akuzat nuk do të jenë të vërteta, patjetër që kjo do të reflektohet në raportet tona”, deklaruan përfaqësuesit e OSBE në Shqipëri.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!