MENU
klinika

PËRGJIGJET MJEKU

Si të lehtësoni fytin e acaruar me kurat natyrale?

25.04.2021 - 07:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të lehtësoni fytin e acaruar me kurat natyrale?

Mjeku: Dhimbjet në fyt, acarimi i tij dhe ngacmimet e kollës janë simptomat më të shpeshta që prekin shëndetin.
Është koha kur virozat, gripi dhe i ftohti kërcënon hapur organizmin tonë. Problemet nisin me problemet në kapërcimin e ushqimit dhe sidomos kollën dhe teshtimat e njëpasnjëshme që shkaktohen pa pushim për shkak të acarimit të fytit. Por nëse mendoni se mënyra më e shpejtë për të përballuar acarimet e fytit dhe dhimbjet e shkaktuara prej tij është një vizitë në farmaci, zgjidhja është edhe më e shpejtë brenda në shtëpinë tuaj.

Është vet natyra që ofron zgjidhje të shumëfishta për çdo problem shëndetësor përfshirë këtu edhe problemet dhe komplikacionet që vijnë nga i ftohti.

Kanella
Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni një lugë gjelle kanellë pluhur dhe një lugë gjelle piper të zi pluhur. Përzieni solucionin dhe bëni me të gargare.

Përdoreni këtë kurë një herë në ditë, për një javë rresht dhe do të jeni tërësisht të shëruar.

Hudhrat  
Konsumoni një thelpi hudhër çdo ditë në mënyrë që hudhra të çlirojë në trup përbërësin e fuqishëm të njohur me emrin acilinë. Ajo do të vrasë bakteret që shkaktojnë dhimbjen e fytit.

Përdoreni këtë kurë çdo ditë për një javë. Jo vetëm që fyti do të shërohet por organizmi do të përfitojë edhe shumë vlera të tjera shëndetësore.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.